Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flakët dhe dhuna tkurrin kryeministrin Edi Rama

Editorial
E shtunë, 31 Korrik 2021 07:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të posaçme shtypi këtë të shtunë, në ora 19.11, në lidhje me protestën kundër taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, e cila përfundoi e dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Një protestë ku u dogjën vendkalimet e pagesës së taksës dhe u lënduan 15 punonjës policie dhe më shumë se 100 qytetarë që protestonin.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama sulmoi menjëherë kazanin mediatik dhe opozitën që sipas kryeministrit e nxiti dhe fërkoi duart prej flakës e djegies, e cila mbuloi Rrugën e Kombit. Që në fillim të fjalës së tij kryeministri atakoi egër dhe kërcëlloi dhëmbët e shtetit ndaj atyre që protestuan, duke thënë se do të përballen me “forcën e ligjit”. Por realisht ishte në dihatje, frymëmarrje të cënuar siç shkruante mbrëmë Andi Bushati e ku Rama e mohoi mënjëherë, duke thënë se ishte “dihatja për të të mirën e popullit”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Qëndrimi ndaj protestuesve ishte vazhdimi i linjës së shprehur paraditen e djeshme, kur në një koment në rrjetet sociale i cilësoi qytetarët që ishin tubuar në Rrugën e Kombit si barbarë që po dëmtonin pronën e përbashkët. I ashpër dhe hakmarrës, kryeministri ishte dhe me socialistët e Këshillit Bashkiak në Kukës. Në mënyrë demonstrative ai shkarkoi dje gjithë socialistët që kanë marrë pjesë në tubim dhe kanë ngritur dorën kundër policisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri, pasi reagoi fort dhe me mllef ndaj protestës, bëri një kthesë 180 gradë në raport me banorët e prekur nga kjo tarifë. Duke ditur se banorët nuk tërhiqen nga reagimi për tarifën e Rrugës së Kombit dhe përballja me ta nuk do jetë e lehtë për qeverinë, kryeministri  filloi tërheqjen nga presioni dhe tarifa e vendosur. Ai pohoi se po pret kryetarin e bashkisë së Kukësit për bisedime, ditën e hënë, dhe se do të gjejmë një zgjidhje në lidhje me këtë tarifë të vendosur. Ndërsa përsëriti disa herë se në lidhje me këtë koncesion, qeveria ka bërë gabime strategjike me shpjegimin që u duhej bërë qytetarëve. Kryeministri tha se për banorët që jetojnë në zonat ku kalon rruga dhe janë përdorues të shpeshtë të saj do të ketë ulje tarifash. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë as ai e as qeveria. Bile kishte një thënie të vetë kryeministrit ditën e enjte se nuk do të ketë tarifa të ulura për banorët anash rrugëve nacionale, pasi së shpejti do të fillojnë tarifat edhe në rrugët e tjera të vendit.

Fjalimi i kreut të qeverisë i kishte të dy anët e medaljes. E para, është ajo e kërcënimit ndaj protestuesve të dhunshëm. Rama premtoi dënimin e tyre, edhe pse në negociatat e zhvilluara mes drejtuesve të policisë dhe protestuesve u ra dakord parimisht që protesta do përfundonte me garancinë që nuk do të ketë arrestime. Edi Rama me fjalimin e djeshëm tregoi se në Kukës do të nis një fushatë ndëshkimore ndaj atyre që janë faktuar se kryen dhunë ndaj policisë dhe objekteve në rrugë. Ky qëndrim i kreut të qeverisë duket se nuk lidhet shumë me banorët, por synon të jap edhe një mesazh politik për opozitën. Mes rreshtave dhe ndonjëherë në mënyrë direkte, kryeministri nënkuptoi se dhuna u nxit nga opozita PD dhe LSI. Ndaj ndëshkimet pritet të jenë si masë për të bërë shembull disa protestues, por edhe për të frenuar efektin e ortekut që përhapet zakonisht në protesta të ngjashme, në qytete të tjera. Por orteku ka filluar dhe pas muajit maj të këtij viti, do të rritet. Opozita po përgatitet për rrëzimin me forcën e popullit të kryeministrit. Skenarët janë gati, ndaj dje ishte vetëm fillimi i fundit.

Megjithë fjalorin me nota trimëruese për zbatimin e ligjit, pjesa e dytë e fjalimit të Edi Ramës ishte një tërheqje me frikë e ankth. Kukësi u dha një mesazh edhe banorët që kundërshtojnë HEC-et në Tropojë, atyre që kërkojnë dëmshpërblimet e përmbytjeve në Shkodër, atyre që janë kundër fabrikave të mbetjeve në Fier, dhe të tjerët që janë në protestë kundër shkatërrimit të Vjosës në Tepelenë. Të gjithë qytetarët e këtyre zonave dje morën një leksion nga banorët e Kukësit sesi duhet reaguar kur qeveria nuk i përfill. Kjo është ajo që i frikësohet Rama dhe çdo kryeministër dhe ndaj në pjesën e ndëshkimit për dhunuesit ishte i ashpër, edhe pse me pak vështirësi në frymëmarrje dhe emocione. Sigurisht dhuna është e dënueshme, por po kaq e dënueshme është dhe indiferenca e qeverisë kur qytetarët nuk janë dakord me një vendim dhe u cënohet jetesa e tyre.

Pas fjalimit të kryeministri dhjetra forca policie janë nisur drejt Kukësit për të bërë arrestime. Kjo vetëm sa do ta rrisë tensionin dhe përplasjen mes kryeministrit dhe popullit të zonës veriore, por edhe kosovare e cila preket ndjeshëm nga kjo tarifë. Mësohet se shumë agjensia turistike kanë filluar të marrin goditje nga kjo sepse kosovarët të cilët kishin rezervuar në bredgetin shqiptar, po ndërrojnë destinacion për në Mal të Zi.

Kur qeveris me arrogancë dhe kur krimi ndodhet në sallën e Kuvendit, si rregull ka një fund për të gjithë. Eshtë fund i dhimbshëm.

Q.Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 12 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 15 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 18 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.