Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frikacaku Lulzim Basha që dridhet nga hija e tij

Editorial
E shtunë, 7 Gusht 2021 01:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nuk rrëzohet kryeministri Edi Rama me Facebook apo me konferenca shtypi, siç vepron PD. Apo ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, duke bërë sikur zihen e shahen, por komunikojnë me sms dhe kanale të fshehta?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

-Me veprimet apo mosveprimet e tij, kreu i PD-së, në vend të ishte njeriu që duhet të ngrinte peshë opozitën, është kthyer në liderin që demotivon çdo aksion.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Në pak muaj kabineti “Rama” është goditur nga jo pak skandale që do të vinin në pozitë të vështirë ekzistencën e çdo qeverie. Çështja “Tahiri” dhe taksa e Rrugës Durrës-Kukës janë ngjarjet më të fundit, ku reagimi nisi vrullshëm dhe më pas u zbeh si të ishin gjëra pa rëndësi. Ky handikap në vijimin e qëndresës opozitare nuk erdhi për shkak të qytetarëve, por si rrallë herë për shkak të mungesës së opozitës dhe konkretisht të Partisë Demokratike. Kur fronti opozitar ishte gati për një reagim mbarëpopullor, ai që e frenoi dhe duket se e shpëtoi edhe një herë qeverinë ishte pikërisht kreu i PD-së, Lulzim Basha. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kreu i PD-së, në vend që të ishte njeriu që duhet të ngrinte peshë opozitën është kthyer liderin që demotivon çdo aksion.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Demokratët, pas skandaleve të fundit dhe qëndrimeve të ashpra të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë, pyesin: Ku është PD, çfarë po pret Basha që të veprojë? Sepse ironikisht, sa herë që ndodhin ngjarje të mëdha, në vend që të jetë qeveria dhe kryeministri ata që struken nga përballja, nga skena zhduket kreu i opozitës, Lulzim Basha. Përherë me atë buzëqeshjen shqiptaro-hollandeze ai e tkurr opozitën, duke i shkundur motivin dhe shpirtin revolucionar opozitar. Por ajo që po ndodh këto kohë me PD-në nuk është një rastësi. Është një skemë disfate që Lulzim Basha e ka përdorur që nga ardhja e tij në krye të PD-së. Në ADN-në politike të PD-së ka qenë gjithmonë aksioni, reagimi publik deri dhe përplasja e fortë në rrugë dhe në Kuvend me qeverinë. Pavarësisht të metave që ka kjo sjellje politike, fakti është se PD-ja në të kaluarën ka arritur të ketë sukses vetëm prej shpirtit përballës me qeverinë.

Në pesë vite që drejton Partinë Demokratike Lulzim Basha nuk mbahet mend për asnjë sfidë reale ndaj qeverisë “Rama”. Nuk ka ftuar asnjë palë zgjedhje, por mbi të gjitha në vend të dëmtonte qeverinë, në çdo vit të mandatit të tij vetëm sa ka thelluar përçarjen e PD-së. I vetmi moment kur PD nisi rimëkëmbjen ishte fillimi i çadrës opozitare. Në vend që ky aksion të ishte revolucioni i opozitës, Lulzim Basha më “aftësinë” e tij e kthehu çadrën në dështimin më të madh politik të PD. Marrëveshja me Edi Ramën një vit më parë është gafa më e rëndë politike, pasojat e së cilës vazhdojnë ta ndjekin edhe sot Lulzim Bashën.

Po pse Lulzim Basha nuk i çon deri në fund aksionet e PD-së kundra qeverisë? Në muajin nëntor të vitit të kaluar nisi një gjysmë reagimi ndaj qeverisë. Doli disa ditë në protesta dhe në mes të dhjetorit u tha njerëzve që nxori në rrugë: “takohemi pas festave të Vitit të Ri”. Për reagimin e radhës u kujtua më 27 janar. Pavarësisht se qytetarët ju përgjigjen thirrjes si asnjë herë më parë, mitingu më i madh i opozitës, u mbyll vetëm me fjalimin e Lulzim Bashës. Edhe këtë herë Basha thirri qytetarët, shau qeverinë dhe e akuzoi për krimin, por nuk dha asnjë zgjidhje sesi dilet nga situata dhe çfarë do të bëjë Partia Demokratike. Vrullin e 27 janarit ku qindra mijëra opozitarë vlonin për ta rrëzuar Edi Ramën, ai iu përgjigj: “Faleminderit, tani shkoni në shtëpi!”.

Kulmi i paradokseve të Lulzim Bashës është fushata e fundit opozitare. Në fillim të muajit prill, pas ngjarjeve që ndodhen në Rrugën e Kombit, Lulzim Basha deklaroi me pompozitet se PD shpallte mosbindjen civile. Mosbindja civile është vendimi thuajse më ekstrem që një forcë politike mund të marrë në një shoqëri demokratike. Basha u duk i vendosur kur e hodhi këtë hap dhe thirri aleatët për të nisur reagimin. Pas disa protestash në rrugët e qyteteve, vet Basha e harroi mosbindjen dhe u paraqit një të enjte në parlament. Nga mosbindje, fushata e PD u kthye në bindje totale ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. Gjithë aksioni i fundit i Bashës u servir si një goditje e ashpër që do ti jepej qeverisë. Ndërkohë mosbindja u harrua dhe sot PD mjaftohet vetëm me deklarata në Facebook, njëlloj si organizatat jo qeveritare që reagojnë për të justifikuar fondet.

Nuk rrëzohet kryeministri Edi Rama me Facebook apo me konferenca shtypi, siç vepron PD. Apo ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, duke bërë sikur zihen e shahen, por komunikojnë me sms dhe kanale të fshehta?

E. Marku

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.