Frikë e dy vdekjeve

 

Nga Frrok Çupi.

Dje u shënuan dy vdekje të frikëshme, njëra në Paris, tjetra në Tiranë. Kushedi sa të tjera kanë ndodhur, por precedentë krijuan veç këto të dyja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Askush nuk vdiq, por dy lajmet u përjetuan si vdekje në gjithë rrjetin e mediave e të lajmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

E para, kjo e Tiranës, ka lidhje me një vendim të Gjykatës së Lartë të Republikës që ka pushuar çështjen e rrahjes në Kuvend të një anëtari të tij, Gent Strazimiri. Dy deputetë të partisë kundërshtare e qëlluan me grushta mu në sallën e Kuvendit. Video u pa nga gjithë publiku televiziv; duke shkaktuar frikë te fëmijët e gratë dhe llafe të burrat nëpër kafe.

Por dje Gjykata e Lartë tha se "ishte punë koti". Tha se "as që duhej filluar çështja". Por nuk tha se "nuk duhej të kishte filluar dhuna". Anyway.

Ku ndodhet precedenti i vdekjes?

Le të kthehemi te rasti në Paris.

Dje, aty nga orët e mesditës, në një spital të Parisit, u dha leja që doktorët të lejojnë vdekjen e një pacienti të sëmurë. Vincent Lambert, 39 vjeç, i paralizuar, nuk do të vazhdojë më të jetojë. Doktorët i ndërprenë të ushqyerit entravenoz, dhe djaloshi po pret minutat e vdekjes. E ëma, Viviane Lambert, vuri ulërimin sapo dëgjoi vendimin e doktorëve.

Në fakt, doktorët nuk vendosën me kokë të tyre, por e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ajo vendosi që 39 vjeçarit Lambert t'i ndërpritet e drejta e jetës.

Edhe në rastin e parë (të Tiranës), por edhe në rastin e dytë (Francë) nuk ka akoma vdekje. Por vdekja më e rrezikshme qëndron prapa precedentit që u krijua.

Atëherë, kthehemi në Tiranë.

Në Tiranë, vendimi i Gjykatës së Lartë kthehet në precedent. Precedenti që të mos quhet një rrahje e deputetit, (e cila ka ndodhur), krijon një varg rreziqesh, ose dilemash, të paktën.

Dilemat nisin që nga e para, se a do të fillojnë që nesër të rrihen parlamentarët, njësoj si në një lojë me dema? Aq më tepër që siç është pranuar, Kuvendi është i mbushur me njerëz të inkriminuar, dmth., rrahës e vrasës… Kushdo që të rrahë do të ndëshkohet me dy javë përjashtim nga salla e Parlamentit. Pikërisht në këtë detaj e mbështet Gjykata vendimin precedent. Thotë se ngjarja ka ndodhur në sallë, brenda. "Tani ta zgjidhë Kuvendi"- thotë.

Po më tej, a shkon vallë precedenti i vendimit?

Shkojmë në Gjykatën e Lartë ose në Gjykatën e shkallës së dytë apo të shkallës së parë. Konfliktet atje, mes palëve, janë vërtet të nxehta. Jo veç mes palëve, por edhe mes klientit dhe gjyqtarit, mes avokatit e prokurorit, e kudi unë… Dhuna dhe deri vrasjet në sallat e gjykatave kanë ndodhur jo vetëm këtu, por edhe në kryeqytetet e shteteve të Europës. Sikur të zbatohet precedenti i djeshëm i Gjykatës së Lartë, atëherë i bie që gjithë konfliktet të zgjidhen me dhunë. Përderisa ndëshkimi do të jetë aq i lehtë sa "dy javë përjashtim nga Kuvendi".

Shoqëria shqiptare, nga një shoqëri në luftë klasash (në diktaturë), ka hyrë në një shoqëri të konfliktit. Bazuar në të dhënat e çështjeve në gjykata, del se çdo individ në vend ndodhet para dy ose tre konflikteve.

Por sipas precedentit, le të shkojmë më tej. Shkojmë në lokale ku nisin e bitisen kushedi sa konflikte. Vrasjet më të shumta mafioze dhe larje hesapesh janë kryer në lokale…

Sipas precedentit, mund të shkohet në familje. Edhe familja, një ambient i mbyllur është; thuajse si salla e Kuvendit. Atëherë dhuna në familje do të ndëshkohet "dy javë jashtë burri nga shtëpia"?. Absurd

Të gjitha në salla zhvillohen. Madje edhe vrasjet e dikurshme në Kaf të Madhe, brenda në lokal ndodhnin. Por cila nuk u ndëshkua?…

Atëherë precedenti i krijuar dje me vendimin e Gjykatës së Lartë?…

Vallë çfarë lidhje krijohen me pasojat tragjike të post- konfliktit në sallë? Në çdo sallë, që nga Kuvendi deri në dhomën e gjumit….

… Siç u trondit dje opinioni francez,. sapo u dha lajmi për "vdekjen me dashje" të 39 vjeçarit Lambert. Aq më tepër që autanazia në Francë është ilegale. Ndërsa ushtrohet te një djalosh i paralizuar prej shtatë vjetësh. Edhe pse u mor një leje nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, opinioni gjëmoi e po lëvrin fort.

…. Ma merr mendja se edhe Gjykata e Lartë e Tiranës është këshilluar me Europën, dje, para vendimit. Por çfarë bën precedenti!?

Për prcedentin e autanazisë (vdekjes)  pa ligj,  pikërisht për këtë u tronditën qytetarët e Francës. Afërsisht një precedent "autanazie" është krijuar edhe në Tiranë me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Frika është më e keqe se vetë vdekja…..

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?