Fushata e PS në kisha është e dënueshme. Reagon ashpër Kisha Ortodokse
Fushata e PS për zgjedhjet e 30 qershorit jo vetëm nuk është e ligjshme dhe kushtetuese. por prek sinore të paprekura deri më tani. Fushata po bëhet dhunshëm në objekte fetare, gjë që mbetet e dënueshme.
Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka reaguar me një deklaratë të ashpër për intervistën e kandidates së PS për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi, e realizuar brenda Kishës së Shën Kollit në Roskovec.
Intervista u transmetua në profilin e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’.
Mitropolia e Fierit thotë se kjo intervistë është realizuar pa lejen e saj dhe përdorimin e Kishës për takime politike e konsideron “një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi”. Në deklaratë theksohet gjithashtu se kjo intervistë është në shkelje të marrëveshjes së vitit 2009, midis Qeverisë dhe Kishës Ortodokse, që “ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore.”
Reagime të forta ka patur edhe ndaj një takimi elektoral që kandidati i PS për bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi, zhvilloi në një prej Kishave të zonës.
Deklarata e Mitropolisë së Shenjtë të Apollonisë dhe Fierit
Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambjentet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike.
Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi. Së dyti, përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhërit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.(Deklarata e Kishës)
PS-ja fushatë edhe në kishë!
PS-ja nuk ndalon fushatën e paligjshme. Jo vetëm në kundërshtim me dekretin e Presidentit Meta, por edhe në shkelje flagrante të ligjit e moralit.
Kandidati socialist për Bashkinë e Tepelenës Tërmet Peçi ka zhvilluar në takim elektoral në kishën e Leklit. Takimin e ka bërë publik edhe përmes disa fotove të postuara përmes adresës së tij në rrjetet sociale.
I paprecedentë mbetet fakti se për këtë takim elektoral nuk janë kursyer as ambientet e vendeve të shenjta. Një rast kaq flagrant nuk është çudia e vetme në këto zgjedhje, pasi më herët, po ashtu është denoncuar kthimi i një qendre shëndetësore në KZAZ, rast ky i cili është edhe rreptësisht i ndaluar nga Konventa Ndërkombëtare.
Vasili: Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, mallkuar qofshin!!
Nga Petrit Vasili
Edi Rama dhunon kishat. Rilindja vë dorë edhe mbi kishat. Maskarenjtë e rilindjes bëjnë fushate brenda ne kishe. Shikojini FOTOT se si ne Lekël, te Bashkise Tepelene, bejne fushate brenda ne kishe.
Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!? Mekat me te rende se ky nuk ka. Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve, pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet.
Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit. Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave?
Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin. Vetem keta mund ta bejne. Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve, qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen.
Refuzojeni ashper keta vandale te besimit,qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor. Eshte i bekuar dhe legjitim çdo qendrim,veprim apo aksion ndaj tyre. Te gjithe bashke kunder atyre,qe nuk besojne tek atdheu,tek familja dhe tek zoti!