Gabimi i Bashës me Patozin dhe faji i Astritit me Rudina Hajdarin

Lulzim Basha ka bërë gabim të madh me mosfutjen në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e qershorit 2017 të Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Genc Rulit, Majlinda Bregut, Arben Imamit, Ridvan Bodes dhe një disa emrave të tjerë, përfshirë dhe emrin e Kreshnik Spahiut i Aleancës Kuq e Zi. Tashmë është vonë autokritika, por edhe nëse e pohon faljen dhe i thërret këta emra në PD nuk është kurrë vonë.

Shumëkush u habit kur doli lista e PD, e cila ishte depozituar në KQZ, por pakkush e dinte se ajo ishte një listë e sugjeruar edhe nga kryeministri Rama, pjesë e paktit të 17 majit 2017, ku thuhet se ishte projektuar një qeveri e përbashkët e paszgjedhjeve. Por siç dihet Rama nuk u ndal në revanshin e tij për të blerë vota, siç po del tani nga dosjet 339 dhe 134, ku bandat u futën me aksion duke marrë vota me thasë për pushtetin.

Ndaj dhe dështoi marrëveshja mes tyre. Basha u ndje i tradhtuar, siç edhe tradhtoi padrejtësisht emrat që përmendëm më sipër nga lista e kandidimit si deputet të PD.

Tashmë Lulzim Basha është i qartë për luftë ndaj Edi Ramës dhe nuk ka asnjë dyshim se nuk do ta fal pushtetin e Ramës deri në rrëzim. Përballja vazhdon.

Ndërkohë Astrit Patozi po nxit dhe këshillon Rudina Hajdarin, siç dolën dhe fotot, se si të përçajë PD-në e Bashës. “Bindja Demokratike” është krijesë e qeverisë dhe fatin do ta ketë, më vonë, si PAD, LZHK, PDR,etj partiza të cilat dolën nga barku i PD-së, dikur.

Nëse vëren partinë “Bindja Demokratike”, të cilën realisht e themeloi kryeministri Rama dhe po e propogandojnë falas televizionet e mëdha dhe mediat pranë Ramës, kupton se ajo u krijua për ti shërbyer për momentin Ramës. Më pas kur nuk do ti hyjë në punë, pas një muaji, ajo do përfundojë si shoqatë marangozësh.

Astrit Patozi ka gjithë të drejtën e Zotit të sakatojë Lulzim Bashën, por nuk ka sens që ai të shtyjë Rudina Hajdarin drejt një aventure vetshkatërruese si dhe të jetë vegël e qeverisë, duke përdorur me shumë mbiemrin se sa emrin.

Basha nuk duhet të hezitojë, natyrisht dhe Berisha si ish-lider, që emrat të cilët i nxori padrejtësisht në “pension të parakohshëm” politik, t’ju kërkojnë falje e t’i fusë në kryesinë e PD me një Kongres të Jashtëzakonshëm.

Falja kurrë nuk është shenjë dobësie, por emancipim.

SHKARKO APP