Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata zbatoi urdhërin e Kryeministrit, me presion të ish-ministrit

Editorial
E shtunë, 7 Gusht 2021 07:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi u dha 10 ditë pasi ish-ministri dorëzoi mandatin e deputetit. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kërkuar nga gjykata që të caktojë masën “arrest me burg”, por gjyqtarja e çështjes, Liliana Baku ka vlerësuar se provat nuk ishin të mjaftueshme për këtë masë, duke dhënë një vendim më të lehtë. Ish-ministri i Brendshëm dhe njeriu më i afërt politik i kryeministrit Edi Rama akuzohet për dy vepra të rënda penale: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Akuza është shumë e rëndë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kronikat e djeshme për “arrestin e shtëpisë” të Saimir Tahirit ishin një ngjarje e paralajmëruar, që duket se nuk ka befasuar askënd. Nuk ka befasuar as Saimir Tahirin që e priti me qetësi vendimin e gjykatës, teksa ishte duke pirë kafe me miqtë e tij. Patjetër që e dinte dhe siç duket është pjesë e marrëveshjes së tyre. As Edi Rama nuk dukej dje shumë i shqetësuar nga ky vendim, teksa në një postim në Facebook e cilësoi si punë të drejtësisë që nuk duhej komentuar. I vetmi merak i Edi Ramës ishte që vendimi të mos e komentonin dhe drejtësia të mos ndikohej nga politika, mediat dhe çuditërisht edhe diplomatët.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Seç kishte punë kryeministri Rama me ambasadorët që iu doli parapritë apo ka ndonjë frikë se mos presioni i tyre mund të detyrojë gjykatën të mos njoh pazarin Rama-Tahiri. Mbetet të shikojmë se si do zhvillohen ngjarjet e hetimet.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, vetëm ky vendim gjykate nuk mund të lihet pa komentuar. Jo thjesht se bëhet fjalë një ish-ministër, por për faktin se ajo që ndodhi dje ishte një skenar i përsëritur disa herë. 10 ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi paralajmëroi se pas dorëzimit të mandatit, maksimumi i masës që do merrej ndaj Tahirit ishte “arresti me burg”. Po ashtu dhe zëra të tjerë në opozitë deklaruan më pas, se Edi Rama do të dërgonte në shtëpi Saimir Tahirin vetëm sa për t’i bërë qejfin diplomatëve për momentin. Me vendimin e djeshëm të gjykatës, Edi Rama mund të justifikohet në Berlin dhe Bruksel se akuzat e diplomatëve se ai po mbron Saimir Tahirin nuk qëndrojnë më. Prova për këtë është dërgimi në “arrest shtëpie”, sipas kryeministrit. Pas “dushit të ftohtë” në Berlin, Edi Rama do të jetë të martën në Paris, në një takim me presidentin Emanuel Macron. Mes qindra çështjeve që kanë të bëjnë më negociatat, të paktën mosarrestimin e Saimir Tahirit Edi Rama do të thotë se e ka zgjidhur.

Pra bëri një “kurban shtëpiak” para se të nisej për Francë.

Që kur plasi skandali “Habilaj” dhe Saimir Tahiri ishte personi më i rrezikuar për tu ndëshkuar, ish-ministri i Brendshëm la të kuptohet se nuk do të shkonte i vetëm në burg, por do të tregonte shumë gjëra të tjera. Dhe nëse flet Saimir Tahiri, sigurisht që ato që di kanë të bëjnë me qeverinë e Edi Ramës dhe atë që dihet publikisht për kanabizimin e vendit. E jo vetëm kaq! Ai di shumë gjëra, por nuk flet akoma…

Gjykata ka dhënë një vendim që nuk e ndëshkon Saimir Tahirin, por vetëm i jep disa argumente Ramës dhe vet ish-ministrit për të thënë nesër pati një proces të drejtë. Avokatët e Saimir Tahirit deklaruan dje se vendimi u dha pa pasur prova të tjera dhe do ta apelojnë. Nëse rezulton vërtetë se nuk ka prova të reja nga hetimet, seanca e radhës në gjykatë e lë të lirë Tahirin dhe gjithë ajo që ndodhi sot është vetëm pjesë e lojës për konsum politik, ku përfituesit më të mëdhenj janë Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Kryeministri bëri dje një deklaratë jo të zakontë për mënyrën e tij, kur dukshëm kërkoi dhe kërcënoi ndërkombëtarët që të mos ndikojnë në proces. Qëndrimi që do të mbajnë ndërkombëtarët ndaj këtij procesi është problemi real i mazhorancës, sepse gjërat e tjera duket se janë zgjidhur. “Arresti me burg” është masa e ndërmjetme dhe më e lehtë që jepet nga gjykata për dikë që është nën hetim për akuza të rënda.

E thënë ndryshe, Tahiri është “dënuar” të rrijë në shtëpi duke luajtur letra dhe duke parë filma. Pjesën tjetër të problemeve e zgjidh Edi Rama.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.