Greva të vogla drejt protestës së madhe

 

Disa protestat sporadike në Tiranë, Shkodër, Bulqizë dhe Kamëz rrezikojnë të kthehen në frymëzueset e protestave të mëdha të opozitës. Motivet e protestave të djeshme nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por mbështetja politike e opozitës po i kanalizon ato si reagime ndaj institucioneve qeverisëse.  

Banorët e zonave të Nënshkodrës bllokuan dje për disa orë rrugën në Harkun e Bërdicës. Arsyeja e protestës ishte mos pagesa e dëmshpërblimeve të përmbytjeve gjatë vitit 2010-2011. Banorët e këtyre zonave patën dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi dhe blegtori dhe qeveria e Partisë Demokratike, në ato vite, i dëmshpërbleu vetëm me 49 përqind të vlerës. Por edhe pse kërkesat e tyre mund të jenë të drejta, ato nuk ishin vetëm ekonomike. Banorët kërcënuan për përshkallëzimin tubimeve dhe bojkot të zgjedhjeve të 21 qershorit. Mes deklaratave të drejtuesve të protestës, binin në sy argumente të njëjtë që përdor dhe opozita kundër qeverisë, si mungesa e investimeve në zonën e Shkordës, papunësia dhe trajtimi jo i barabartë i të përmbyturve në Fier këtë vit me përmbytjet e vitit 2010.

Protesta e studentëve të infermierisë u çua në pikën më ekstreme, grevën e urisë, brenda pak ditëve. Motivet e saj lidhen me tarifat e larta që Ministria e Arsimit ka vendosur për studentët e universiteteve private që u mbyllën dhe që më pas u transferuan tek universitetet shtetërore. Shifrat me mbi 1 milionë lekë të vjetra për një vit akademik janë cilësuar të ekzagjeruara nga studentët, duke i krahasuar me tarifat e studentëve të tjerë në universitetet shtetërore. Ankesat e studentëve të infermierisë mund të jenë të drejta. Por koha dhe mënyra e zgjedhur për të protestuar hedhin hyje dyshimi. Studentët u njohën me tarifat e reja që duhet të paguanin pas mbylljes së universiteteve private që muajt tetor-nëntor. Para se të shkonin drejt “vetësakrifikimit” me grevën e urisë, mund të kishin konsumuar më parë dhe rrugët e tjera të negocimit me Ministrinë. Krijimi i antigrevave si ajo e mbrëmjes së djeshme nga studentët e tjerë për lirimi e ambienteve edhe pse mund të mos kenë asnjë frymëzim nga institucionet shtetërore nuk e zgjidh problemin. Personat që dolën të parët hapur në mbështetje të studentëve të infermierisë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të mazhorancës. Ndaj nëse lëvizja studentëve ishte e paargumentuar, tashmë po keqpërdoret politikisht. Nuk është çudi që sot dhe nesër të jenë deputetët e PD-së ata që do shkojnë tek studentët, duke marrë prej kësaj greve për qëllime mbase dhe të drejta të studentëve, përfitime politike.

Veç këtyre dy protestave janë dhe protestat e përditshme në Kamëz dhe Bulqizë për energjinë. Banorët prej disa ditësh kundërshtojnë masat e marrë nga OSHEE për ndërprerjen e energjisë. Intensiteti i tyre mund të shtohet për aq kohë sa nga opozita u bëhet thirrje të mos paguhet energjia e konsumuar gjatë viteve të kaluara. Protestat  ka secjla motive të ndryshme, por nëse i ballafaqon me projektin e opozitës gjendet një lidhje. Partia Demokratike prej disa kohësh ka lajmëruar se pranvera do të jetë stina e protestave. Në çdo pakënaqësi që shprehur banorë të zonave të caktuara nuk kanë munguar deputetët e opozitës për ti përdorur reagimet politikisht. Duket se ka një strategji të opozitës për të nxitur reagime të qytetarëve, për të krijuar idenë e një pakënaqsie masive ndaj mazhorancës. Sigurisht, një pjesë e kërkesave të banorëve janë të ligjshme dhe meritojnë të trajtohen me seriozitetin e duhur nga institucionet. Por nxitja politike rrezikon ti kthej protestat e djeshme në frymëzueset e protestës së madhe që planifikon të zhvillojë opozita. Kjo kerkon reagim me pune e mbajtjen e premtimeve nga Qeveria.

Loja sa ka filluar nga opozita ne kete pranvere, e cila pritet te jete e tensionuar.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP