Guvernatori i ri nuk do votohet

pranuar të komentojë dje për mediat zgjedhjen e bërë nga kreu i shtetit, Bujar Nishani. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndryshe nga Rama, pranoi të fliste për procesin, por nuk dha vlerësim pozitiv dhe as negativ për emrin e kandidatit për Guvernator. Mendimi i numrit dy të koalicionit qeverisës është jo pak i rëndësishëm për zgjedhjen e kreut të Bankës së Shqipërisë, megjithatë Meta ka preferuar që LSI-ja ta shprehë qëndrimin në institucionet e Kuvendit, pas konsultimit me PS-në. Ndërkohë, deputetë të Partisë Socialiste thanë dje se ende nuk ka një vendim lidhur me qëndrimin që do të mbajë partia më e madhe në mazhorancë. Paraditen e sotme do të mblidhet grupi parlament socialist, ku pritet të diskutohet posaçërisht lidhur me emrin e Guvernatorit që ka sjellë kreu i shtetit për votim. Burime nga Partia Socialiste thanë dje se dy janë rezervat që kanë lidhur me procesin e zgjedhjes së Guvernatorit. Kontestimi i parë lidhet me emrin e kandidatit. Një pjesë e deputetëve të Partisë Socialiste janë shprehur se Guverantori  i ri Bankës së Shqipërisë duhet të ishte një emër më përfaqësues. Për këtë qëllim, kryeministri Edi Rama ka menduar prej kohësh emërimin e një guvernatori të huaj, i cili do të kishte kredibilitetin e duhur dhe përvojën ndërkombëtare, për të rikthyer imazhin e humbur të Bankës së Shqipërisë, sidomos pas skandalit të vjedhjes së thesarit të saj.

Rezerva e dytë e përfaqësuesve të mazhorancës lidhet me procedurat që ka ndjekur kreu i shtetit. Sipas tyre, ligji i njeh të drejtën Presidentit që të propozojë një emër për guvernatorin e ri, por ky emër duhet të dalë nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas ligjit të Bankës, 5 prej anëtarëve të Këshillit zgjidhen nga Parlamenti, 3 nga Presidenti dhe 1 propozohet nga vetë Këshilli. Ndërkohë, emri i kandidatit për Guvernator, Gent Sejko nuk vjen prej asnjërës nga këto kategori që parashikon ligji, sipas disa burimeve nga selia rozë. Këto argumente pritet të diskutohen në Komisionin e Ekonomisë, ku do të prezantohet dhe kandidatura.

Megjithatë, ajo që bie në sy nga reagimet e politikës lidhet me faktin se kandidatura e kreut të shtetit rezulton të jetë e pakonsultuar. Deputetë të Partisë Socialiste thënë dje se emri i Sejkos nuk është përmendur në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me kreun e shtetit për këtë çështje. Nëse Sejko do të ishte një emër për të cilin palët kishin rënë dakord më parë, parimisht drejtuesit e mazhorancës do të kishin dhënë vlerësimet e para. Gjasat janë që kandidatura e z. Sejko të mos e kalojë testimin në Kuvend për të marrë drejtimin e Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, mes Presidencës dhe Kryeministrisë ka pasur kontakte intensive gjatë ditëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar që pas shkarkimit të Fullanit, se Guvernatori i ri mund të jetë një shtetas i huaj. Për këtë qëllim, mazhoranca propozoi disa ditë më parë dhe ndryshimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë. Sipas propozimit të PS-së, mospasja e shtetësisë shqiptare nuk është më kusht për të qenë pjesë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndryshim ky që vlen dhe për emrin e Guvernatorit të ri. Përballë lëvizjeve ligjore të mazhorancës dhe disa emrave të huaj nga bota e administrimit të bankave që janë lakuar në mediat afër mazhorancës, dekreti i kreut të shtetit duket se ka qenë i nxituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime shumë të rezervuara pranë qeverisë ‘Rama’ thonë se dekreti i Presidentit të Republikës do të rrëzohet dhe kjo do të sjellë një kolaps, pasi Presidenti edhe pas rrëzimit të emrit të propozuar, përsëri ka mundësi të propozojë emër tjetër e jo nga emrat që janë apo do të jenë anëtarë të Keshillit Mbikqyrës. Kjo vjen në serinë e rrëzimeve të njëpasnjëshme të dekreteve të Presidentit, çka e rrit tensionin mes Kryetarit të Shtetit dhe Kryeministrit, ndonëse kur takohen, i buzëqeshin formalisht njëri-tjetrit. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?