Ja si u betua sot para noterit, Arta Vorpsi!

Arta Vorpsi ka bërë sot “betimin” si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por pa pasur dekret për emrin e saj. Vorpsi ka kryer betimin tek noterja dhe jo tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ndërkohë që Kushtetuta e ka në mënyrë taksative se gjyqtari kushtetues fillon punë vetëm pas betimit te Presidenti Republikës.

“Me dorën mbi Kushtetutë, betohem”, është shprehur Vorpsi, duke u paraqitur para Noterit.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe.

Por akti i betimit te noterja i Arta Vorpsit si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese vijon të shkaktojë reagime të shumta jo vetëm nga klasa politike, por edhe nga personazhe publikë të cilët nuk i kursejnë batutat e tyre ironike lidhur me këtë fakt.

Dhe një formë reagimi vjen edhe përmes kësaj karikature që ilustron këtë betim të paprecedentë të njeriut që kërkon të mbrojë Kushtetutën dhe kushtetutshmërinë në Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP