Këshillat monopartiakë
Ipeshkëv i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve katolikë më të njohur në vend dhe shumë aktivë në problematikat që kalon vendi dhe shoqëria shqiptare, është kthyer në qendër të vëmendjes me reagimin e tij më të fundit në rrjetet sociale.
Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, ku në shumë qytete po konstituohen këshillat bashkiakë monopartiakë, Dom Gjergji shkruan ndër të tjera se, ky është komunizëm.
“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokrate, por formalisht ishin plurale. Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste. Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht”, shkruan Dom Gjergj Meta në postimin e tij.
Ky mesazh i përcjellë nga Dom Gjergj Meta është përzgjedhur dhe nga Presidenti Ilir Meta i cili e ka shpërndarë atë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.