Fataliteti i Shqipërisë prej Rilindjes, BE nuk hap negociatat. Rinia po ikën!
Nga Mili Xhani-
Në 7 dhjetor Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europina do të thonë fjalën e fundit për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi, deri më tani, duket se do të jetë kundër Shqipërisë. Kancelerja gjermane, Angela Merkel deklaroi dje në situata e reformave në Shqipëri nuk garanton hapjen e negociatave, të paktën për këtë vit. Duke vlerësuar reformat që ka bërë Maqedonia e Veriut, për vendin tonë, Merkel tha: “në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”. Deklarata e Merkel është dhe qëndrimi final i vendit kryesor të Bashkimit Europian dhe shtetit që mban presidencën e radhës së BE. Paralajmërimi i Merkel do të thotë se Shqipëria është ndarë nga Maqedonia e Veriut dhe nëse vendet e BE do të japin ditën jeshile për Shkupin, për Tiranën refuzimi është thuajse i sigurt. Para deklaratës së Angela Merkel, dje ishte ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok që sinjalizoi lajme negative për Shqipërinë. Në një konferencë online të zhvilluar mes përfaqësuesve të BE-së, kryediplomati i Holandës tha se “Shqipëria nuk ka bërë asgjë për të merituar hapjen e negociatave”. Kritikat e Holandës janë të njohura dhe parlamenti i këtij vendi ka votuar pak muaj më parë për të mos lejuar hapjen e negociatave për shkak të dështimit të reformave. Veç Holandës dhe Gjermanisë qëndrime kritike ndaj Shqipërisë kanë mbajtur dhe Franca, Danimarka dhe Spanja.
Deklarata e Angela Merkel si kryesuese e BE dhe ajo e ministrit Holandez u bënë pak orë pas mbledhjes së ambasadorëve të vendeve anëtare të BE. Takimi i ambasadorëve zhvillohet gjithmonë para mbledhjes së ministrave të jashtëm apo krerëve të qeverisë së vendeve të BE dhe ka si qëllim hartimin e dokumentit final që ambasadorët do t’u dorëzojnë shefave të tyre në datën 7 dhjetor. Në këtë takim, sinjalet për Shqipërinë kanë qenë negative. Drafti i dokumentit të ambasadorëve nuk jepte asnjë datë për negociatat me Shqipërinë. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk kishte asnjë rezervë për reformat, përveç faktit që Bullgaria ka pretendime që lidhen me identitetin e gjuhës.
Dokumenti i BE për Shqipërinë thotë se vendi nuk ka plotësuar 5 nga 6 kushtet e vendosura për negociatat. Reforma zgjedhore dhe mungesa e gjykatave kryesore janë dy kushtet që janë cilësuar si më negativet për Shqipërinë. Qeverisë “Rama” ju kërkua që brenda muajit dhjetor të kishte përfunduar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Të dyja këto institucione kryesore nuk janë plotësuar ende. Ndërkohë që reforma zgjedhore që u miratua muajt e fundit, nga një proces që duhet t’u shërbente negociatave është kthyer në një pengesë serioze. Votimi i njëanshëm i saj nga Partia Socialiste dhe refuzimi i gjithë qëndrimeve të ndërkombëtarëve kundër këtij akti ka bërë që vendet e BE ta vlerësojnë si një kusht të pa përmbushur. Kjo edhe për faktin se Komisioni i Venecias ende nuk ka shprehur qëndrimin e tij për mënyrën sesi u ndryshua ligji i zgjedhjeve dhe Kushtetuta e vendit nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, korrupsioni, krimi dhe problemet serioze me demokracinë në vend janë kushtet që e kanë penalizuar më së shumti Shqipërinë.
Ndaj 79 % e rinisë synon të ikë nga vendi, kjo sipas VOA.
Në muajin qershor, kur Gjermania mori presidencën e BE shanset për Shqipërinë ishin pozitive, për shkak të lobimit të fortë që Berlini ka bërë për integrimin e Ballkanit. Gjithçka për negociatat ishte në dorë të qeverisë “Rama” dhe në jo pak raste, BE ka mbyllur sytë ndaj problemeve serioze që ka Shqipëria, vetëm që të mos bllokohej integrimi . Megjithë këtë mbështetje ndërkombëtare, Edi Rama me keqqeverisjen dhe dështimin e reformave ja doli të zhgënjejë dhe vendet mike e mbështetëse të Shqipërisë. Vetëm një qeveri e paaftë dhe e dështuar totalisht mund t’i kthejë gjithë kundër vendet që na kanë mbështetur për integrimin në kundërshtarë të Shqipërisë. Ndaj në Bruksel askush nuk flet më për reforma pozitive për Shqipërinë, por mundohen ta shtyjnë vendimin pa datë. Nëse Shqipëria humb dhjetorin dhe ndahet nga Maqedonia, procesi i negociatave hynë në një rrugë të rrezikshme. Në muajin prill janë zgjedhjet parlamentare dhe BE nuk mund të japë vendim pa përfunduar procesi.
Ndaj duhet një qeveri e re e opozitës që të plotësojë kushtet, të cilat qëllimisht nuk u zbatuan nga Rilindja.
Rilindja e di se hapja e negociatave me BE nënkupton kontroll me të fortë të financave dhe parave nga Brukseli, gjë të cilën nuk e pëlqen Edi Rama.
Mili Xhani