Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krimi i organizuar del me armë kundër medias

Editorial
E martë, 7 Shtator 2021 22:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtëpia ku jetonin prindërit dhe dy fëmijët e gazetares së njohur të kronikës investigative, Klodiana Lala u sulmua dje me armë. Rreth orës 03:00 të mëngjesit persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës. Policia gjeti në vendngjarje të paktën 10 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa gjurmët e plumbave dalloheshin qartë në derën, dritaren e banesës dhe muret ballore. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet për ngjarjen, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ka pasur asnjë të ndaluar si autor apo urdhërues i sulmit. Gazetarja investigative Klodiana Lala dhe bashkëshorti i saj ishin larguar nga banesa e prindërve disa orë para se të ndodhte sulmi. Në banesën njëkatëshe, në periferi të Tiranës, në momentet e sulmit ndodheshin dy vajzat e vogla të gazetares, vëllai dhe dy prindërit e saj. Në një prononcim për mediat, Klodiana Lala deklaroi se as ajo dhe askush prej familjarëve të saj nuk ka konflikte personale. Gazetarja tha se sulmi ndaj fëmijëve dhe familjes lidhej me profesionin e saj. Sulmi mafioz ndaj gazetares Klodiana Lala është ndër ngjarjet më të rënda të viteve të fundit të kërcënimeve kriminale ndaj mediave. Precedentë të ngjashëm kundër medias të kujtojnë vitin 1997, kur redaksia e gazetës “Koha Jonë” u dogj dhe gazetarët e saj sulmoheshin në banesat e tyre me armë dhe rriheshin nga policia sekrete (SHIK). Por nëse atë kohë sulmet kriminale ndaj fjalës së lirë vinin të orientuara nga fryma e pushtetit politik të kohës, rasti i Klodiana Lalës ngre një tjetër shqetësim për shoqërinë dhe institucionet. Sulmi ndaj gazetares është një mesazh që vjen direkt nga krimi i organizuar. Është një zhvillim alarmant që tregon se mafia është fuqizuar aq shumë sa nuk ka frikë me shtetin, nuk ka frikë policinë dhe prokurorinë, por është e gatshme dhe të tentojnë eliminimin fizik të gazetarëve. Në punën e një gazetari, sidomos kur mbulon çështjet e krimit, ka gjithmonë presione dhe kërcënime të ndryshme. Por deri dje presionet dhe shantazhet kanë qenë të formave “të buta”, ndonëse të dhunshme. Edhe krimi e di se kur sulmohet një gazetar se reagimi i shtetit dhe institucioneve është ekzemplar. Por sulmi i djeshëm tregoi se krimi është fuqizuar aq shumë sa nuk llogarit më shtetin dhe as reagimin e shoqërisë. Ndaj plumbat në shtëpinë e familjes së gazetares nuk janë vetëm një sulm ndaj Klodiana Lalës. Krimi dje ka sfiduar hapur qeverinë “Rama”, Prokurorinë, Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe gjithë ngrehinën e shtetit. Sfida e parë morale dhe ligjore bie pikërisht mbi mazhorancën e sotme. Në mënyrë urgjente, pa humbur kohe me sulme qurravitje në rrjetet sociale, qeveria “Rama” ka detyrën për të zbardhur ngjarjen. Është nga ato raste kur hetimet nuk duhet të vonohen për asnjë arsye. Në pikëpyetje është profesionalizimi i institucioneve që kemi, por edhe besueshmëria e një shteti përballë qytetarëve të saj. Sepse nëse nuk kapen autorët që kërcënuan fëmijët e gazetares, nesër çdo qytetar, gazetar  apo përfaqësues i shoqërisë civile nuk do të flasë më për krimin në Shqipëri. Është një betejë kundër krimit dhe kundër frikës. Qeveria duhet të tregojë se është e aftë të kryejë detyrën kryesore për të cilën ekzistojnë institucionet; sigurinë e jetës së qytetarëve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Gjetja e autorëve duhet të kryet me emergjencë nga qeveria “Rama” edhe për një arsye tjetër. Dje, modeli i pushtetit të qeverisë socialiste është sfiduar dhe vënë nën akuza nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Kreu i PD-së e ka akuzuar direkt kryeministrin dhe ministrat e tij si persona që kanë frymëzuar direkt apo indirekt që krimi të kërcënojë në mënyrë mafioze gazetaren. Basha nuk solli prova për këto akuza, por i takon qeverisë të provojë se nuk ka asgjë të vërtetë në këto variante që qarkullojnë. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë. Të zbardhë motivet e ngjarjes dhe të arrestojë mafiozë që po tregojnë se nuk kanë frikë shtetin. Në të kundërt, të pranojë se mafia e ka mundur shtetin. Ose të pranojë variantin edhe më të keq, atë që thotë opozita, se “mafia dhe shteti janë bërë bashkë”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Dhe kjo është më e rrezikshme./Qamil Xhani/

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.