FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje urgjente, të parakohshme

Tashmë nuk mban më “ujë pilafi”, në Shqipëri kriza po shkon drejt rrënimit të ekonomisë, demokracisë dhe do të përfundojë në përplasje, nëse nuk shkohet në zgjedhje urgjente të parakohshme parlamentare. Mëqënëse jemi në procesin e reformës zgjedhore, të nisur tashmë, duhet patjetër që ndërkombëtarët, ata që vendosin për fatin tonë, si dhe vetë klasa politike shqiptare të vendosin ti drejtohen kutive të votimit në mars apo prill të vitit që po vjen.

Nuk mund të pritet më asnjë ditë.

Me apo pa Ramën kryeministër zgjedhjet duhen zhvilluar që të kemi një parlament funksional, serioz e jo si ky parlamenti i sotëm karagjoz, që turpëron edhe çdo budalla normal në këtë vend!

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita duhet të jetë më e vendosur dhe të mos lejojë më asnjë orvatje të kryeministrit, i cili njeshtërisht gjen mënyra për ti shtyrë zgjedhjet. Opozita duhet të mbarojë reformën zgjedhore dhe të flasë qartë para publikut se në pranverë vitit 2020 nuk do të ketë më protesta ku fillohet me xhiro nëpër bulevard dhe përfundon me ndonjë shishe molotov të selia e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mars, nëse nuk janë shpallur zgjedhjet e parakohshme, duhet që opozita ta ndezë flakë vendin, flakë demokracie dhe vendosmërie.

S.P.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?