Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monika Kryemadhi: Një kryeministër i kapur nga krimi, familja dhe mafia

Editorial
E enjte, 16 Shtator 2021 19:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Monika Kryemadhi*:

Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vetting-u në politikë do të pranohet, sepse si mund të pranojë Edi Rama të vettohet?! Sepse i bie që pa u miratuar akoma, pa u futur në rend dite, të largohet nga politika.

Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministra, të cilët në momentin që ky ligj hyn në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por edhe shkojnë në bankën e të akuzuarëve. Si mund të pranojë Damian Gjiknuri Vettingun politik, kur duhet të japi përgjegjësi për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit që u ngrit një off hore, vetëm për të marrë vetëm 18 milion euro në një lot, pa llogaritur sa e sa të tjera.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetting politik, kur futemi në një strukturë shumë të shëmtuar falsifikatore, siç është ajo e rastit të djeshëm, për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliona dhe miliona euro, të cilat janë të depozituara në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës?!  Dhe një ditë të bukur me diell, në prag të Krishtlindjeve i bën një dhuratë të jashtëzakonshme, ku iu thotë unë nuk kam 40 milion euro për studentët që t’u rregulloj kushtet, por kam mbi 300 milion euro që do ua fali 5 oligarkëve. Pra 5 veta janë të barabartë sa 140 mijë studentë herë 5 herë. Kjo është ajo çfarë përfaqëson kjo qeveri. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një Bankë dhe një offshore që s’dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin?! Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij?! Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?! Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SPAK-ut dhe e Byrosë së Hetimit?!

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Në fakt unë do të dëshiroja që këtij Vetting-ut në politikë t’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ja marrin njëherë atë analizën e gjakut, se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por problemi është që ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin, se varet se çfarë malli i shesin.

Në Vetting ne duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri, nga se vuan. Prej 20 vitesh i është fshehur kartela e tij mjekësore nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. Nuk po merrem me burrin e Mirës, doktor Perlatin se ai e kuron nga azma dhe i them mos pi mall se të bën shumë keq për azmën dhe ia thotë kjo doktoresha këtu. Që të ketë mundësi dhe frymë që të përballet këtu, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë. Nuk mund ta pranojë këtë gjë, sepse ai kërkon që të gjithë shqiptarët t’i fusi në vorbullën e vet. 

Ai ka një problem tjetër shumë më të madh, përballjen me vetveten. Sepse në 20 vite kemi dëgjuar “njeriun modern”,  “njeriun trendy”, njeriun që merr vesh nga çdo gjë, por që në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia se si ti dhunojë njerëzit e tij dhe se si ti detyrojë ata që ti fusin ë vorbullën e vetë. Do të mbajnë përgjegjësi për “Ligjin e Teatrit” Zëvendëskryeministrja, Ministrja e Kulturës, sepse do mbajnë përgjegjësi këto. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë këtu në Parlament. Asnjë firmë. Sepse do hapet një ditë “Ligji për Teatrin”, sepse këta anëtarë KLP-je do të jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së të akuzuarve. Sepse Edi Rama është bërë si shtojzovallet e pyjeve të Europës, që i shkelin syrin herë njërit, herë tjetrit, por harron që përpara interesave kombëtare nuk ka shkelje syri. Sepse nuk të fal njeri sot, as për vendin, as për sigurinë kombëtare dhe as për interesat kombëtare. Edi Rama duhet të kuptojë një gjë, që edhe ai veprim i djeshëm që është bërë nga Komisioni i Ekonomisë, do ti drejtohemi Prokurorisë për ta hetuar, që nga Protokolli i Kuvendit, kur është protokolluar shkresa, që nga njoftimet që u janë bërë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, që nga rregullorja që bëhet për mbledhjen e komisionit dhe për futjen në rendin e ditës, të gjitha me rradhë. Edhe pse ju mendoni që KLP-në dhe KLGJ-në i kontrollon Ulsiu. Por kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, Ulsi thonë që paraqitemi te Ulsiu me bakshishin për të kaluar Vettingun, kështu që edhe më këtë do të përballesh ti. Mos u çudit edhe për këtë. Edhe për DSIK-në e famshme që është nën hyqmin e Ramës, që është bërë si dyqan gjobash atje, për polici, për gjyqtarë, për prokurorë, për të gjithë. Mos u çudisni sepse do dalin fakte të reja, çdo ditë e më shumë. Ulsiu i shkretë merr vetëm fjalët, sepse lekët i merr Edi Rama me Don Agaçin.

Ka një problem të nderuar kolegë. Jua thashë dhe dje, po ja u them edhe sot. Përgjegjësia që do të keni nesër do të jetë shumë e madhe. Sot jemi të qetë, por mos harroni nuk do të ketë bigerinë veze që do ta ndalojë Edi Ramën.

Edhe dy minuta dua. Shoku Gramoz, faleminderit shumë. Sikur të ishe kaq korrekt, edhe me atë falsifikim mbi 300 milion eurosh që keni bërë dje si komisioni i ekonomisë, do të ishte shumë e shëndetshme për parlamentin, por do të ishte edhe një mesazh shumë i mirë edhe për ndërkombëtarët.

Këto dy minuta, ju drejtohem të gjithë ambasadave që janë në Shqipëri, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej ditësh jemi në komunikim me ju, për të ecur përpara me axhendën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duhet ta kuptoni që ky grup grabitësish, ky sekt kriminal me emrin Rilindje, jo vetëm që nuk ka dëshirë të hapi negociatat, jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por ka vetëm një qëllim, vdekjen e këtij vendi, shkatërrimin e këtij vendi, dhe kthimin e këtij vendi në një institucion kriminal, terrorist për rajonin dhe Europën. Ky kryeministër,  i cili nuk është gjë tjetër veçse një kriminel i kapur nga bandat dhe krimi i organizuar, peng i drogës dhe i kokainës që përdor, nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi dhe një minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe Europën.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 16 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 25 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 31 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 47 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.