Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryeministri hoqi Ben Malaj, mbajti Ridvanin!

Kryeministri hoqi Ben Malaj, mbajti Ridvanin!

Editorial
E martë, 17 Dhjetor 2019 08:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Socialistët në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kanë marrë dje një nga vendimet më të turpshme në historinë e PS-së. 12 deputetët e majtë votuan shkarkimin e Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i PS, nga posti i anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Vendimi i Komisionit do të shkojë në seancë parlamentare dhe pritet që me urdhër politik të bëhet fakt i kryer shkarkimi i ish-ministrit socialistë nga vetë socialistët. Turpi i PS-së për këtë rast është i dyfishtë. Së pari, sepse votuan shkarkimin e një anëtari të një institucioni të pavarur, i cili ligjërisht mund të shkarkohet vetëm nga vetë Këshilli Mbikëqyrës. Anëtarët e Këshillit nuk kanë pasur asnjë rezervë për punën e Arben Malaj, përkundrazi kanë rekomanduar vetëm vlerësime pozitive. Por deputetët e PS shkelën ligjin duke u bazuar vetëm në rekomandime politike dhe urdhra të Edi Ramës. Kreu i qeverisë kërkoi shkarkimin e Malaj nga detyra vetëm sepse me qëndrimet e tij publike për ekonominë dhe financat ka shqetësuar Rilindjen. Është argumenti më absurd që mund të ndodhë në politikën shqiptare.

Arben Malaj, ish-ministër financash, i diplomuar në Harvard dhe ekspert i nivelit të lartë në ekonomi, më shumë se çdo gjë tjetër gjatë jetës ka folur vetëm për ekonominë. Si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës ka bërë pikërisht të njëjtën gjë. Tek e fundit ndaj dhe u zgjodh për të dhëne idetë e tija në këtë fushë. Ka folur për financa, për problemet me koncesionet, ka dhënë rekomandime për qeverinë dhe ka folur për rreziqet ekonomike ku duhen marrë masa. Pra, ka bërë atë për të cilën paguhet duke i dhënë këshilla Bankës së Shqipërisë. Madje i ka dhënë dhe këshilla e sugjerime falas qeverisë sesi të mos çojë në humnerë financat dhe ekonominë e vendit. Për rekomandimet që ka dhënë qeveria duhet t’i kishte njohur meritat dhe të inkurajonte ekspertët e tjerë që të flasin para se të ndodhin skandalet dhe kolapset ekonomike. Në vend të mirënjohjes, Edi Rama me sms urdhëroi deputetët e PS që të votojnë në mënyrë të turpshme shkarkimin e tij me urgjencë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Por ky nuk është turpi i vetëm i socialistëve që ndëshkuan një nga ministrat më të mirë të financave që ka nxjerrë PS-ja. Ajo çfarë e bënë dhe më skandaloze situatën dhe tregon shpërfytyrimin e së majtës është se Arben Malaj nuk është ish-ministri i vetëm në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Që nga dhjetori i vitit 2018, pjesë e këtij këshilli është dhe ish-ministri i Financave në gjithë qeverisjet e Partisë Demokratike, Ritvan Bode. Ish-ministri i “Berishës” bënë pjesë në emrat më të sulmuar nga PS-së, gjatë kohës që ajo ishte në opozitë. Edi Rama personalisht, Erion Braçe, Arben Ahmetaj dhe gjithë njerëzit që pretendojnë se përfaqësojnë moralin e së majtës sot në PS, kanë me qindra deklarata ku sulmojnë Ritvan Boden si njeriun që bëri katastrofën ekonomike gjatë qeverisjes së PD. Ndaj tij nuk mungojnë dhe kërcënime tipike me padi dhe burg nga drejtuesit e PS në ato vite. Të njëjtët njerëz që i janë lëshuar Arben Malajt duket e trajtuar si armik të popullit dhe partisë kanë më shumë se një vit që heshtin për Ritvan Boden. Është i njëjti ish-ministër që sipas Ramës dhe Braçës rriti borxhin ekonomik dhe një armik i hershëm politik i PS-së. Një armik politik që tashmë duket se është kthyer në mik i PS dhe vlerësohet me zemërgjerësi nga Edi Rama, duke e emëruar në një nga postet më të rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë. Nuk është problemi pse Bode vijon të jetë në BSH, pasi përvoja në financa e tij është e njohur dhe shumë mirë që vijon të japë kontribute për financat e vendit. Problemi në këtë rast ka të bëjë me dyfytyrësinë politike të PS-së dhe atë atyre që ende e quajnë veten socialistë. Sepse çdo socialist normal e ka të vështirë t’a besojë që Arben Malaj është i rrezikshëm për mbarëvajtjen e punëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa ish-ministri i PD-së qenka njeriu më i besuar i Edi Ramës. Kjo tregon dhe rënien finale të moralit të PS-së dhe gjithë modelit qeverisës të saj.

Swiss Digital

Kryeministri nuk pranon asnjë emër me vlera në PS ta kritikojë apo t’i sugjerojë se duhet të ndryshojë mënyrën e qeverisjes.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Tani

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 4 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 9 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 9 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 31 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.