Kryeministri Kurti: Presidenti Hashim Thaçi ka marrëveshje sekrete me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi ka marrëveshje sekrete me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, por sipas së cilës Kosova kursesi nuk fiton territor Bujanocin dhe Preshevën.

”Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në Veri të lumit Iber, Serbia do të fitonte edhe ndonjë komunë shtesë me serbë në jug të Ibrit”- tha Kurti te “Opinion”.

”Për kompensim thuhet që Kosova do të merrte ca fshatra në Luginën e Preshevës, por kursesi Bujanovcin dhe Preshevën”- shtoi Kurti. Në Opinion të TV Klan ai shprehet i bindur se një marrëveshje sekrete ekziston.

”Ata kanë bërë marrëveshje, marrëveshja sekrete është sekrete”-deklaroi i vendosur Albin Kurti.

 

 

SHKARKO APP