Kryeministri maqedonas: BE më ndaloi të bëjë Vettingun si në Shqipëri

Në një interviste eksluzive për A2, kryeministri Zoran Zaev pranon se ishte Brukseli që e frenoi në nisjen e Vettingut në Maqedoni. Frika e BE për këtë që po ndodh në Tiranë ka sjellë që të mos vazhdojnë më me këtë eksperiment.

“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo veting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

Faktet që po dalin në publik se si kryeministri Rama po punon për të futur në dorë krejt sistemin e drejtësisë si dhe dështimi i reformës në Shqipëri, siç duket kanë bërë që BE të mos e aplikojnë në Maqedoni atë që po ndodh në Shqipëri ku nuk ka gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë prej dy vitesh.

Natyrisht që financuesit e reformës do mundohen ta quajnë të suksesshme pasi iu duhet të justifikojnë milionat e eurove derdhur në Tiranë. Kjo reformë e testuar në Shqipëri duket se nuk do të aplikohet në asnjë shtet tjetër të botës, pasi ishte një eksperimentim që nisi mirë, por u shkatërrua rrugës nga qeveria.

 

SHKARKO APP