Kryeministri maqedonas, Zaev vendos: Zgjedhje të parakohshme më 12 prill
Në Maqedoninë e Veriut, shtetin fqinjë, kryeministri Zoran Zaev vendosi që ta çojë në zgjedhje vendin pas dështimit të negociatave me BE.
Njoftimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do zhvillohen në 12 prill 2020, e dha kryeministri Zaev. Sipas Kushtetutës maqedonase kryeministri jep dorëheqjen dhe vendin e tij e zë një qeveri teknike 100 ditore e cila drejton vendin në zgjedhje.
Në qeverinë e re zgjedhore postin e ministrit të brendshëm në Maqedoni e merr opozita.
Ndërsa në Shqipëri, kryeministri Rama as nuk pranon dorëheqje, as nuk bie dakort për zgjedhje të parakohshme, dhe as ministri të brendshme nuk i jep opozitës që të kontrollojë e arrestojë kriminelët e votave.
Pas kësaj që ndodhi në Kosovë kur kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen, kur Kosova zhvilloi zgjedhje demokratike model, pas kësaj që kryeministri maqedonas Zev dha dorëheqjen, ndonëse ishte pa asnjë kusht nga BE, sepse kishte plotësuar çdo kërkesë, tashmë vetëm Kryeministri Rama mbetet që të jap dorëheqjen.
Ndaj duhet që PD dhe opozita të dalin në rrugë këtë javë të re (që sot) dhe ta detyrojnë me çdo kusht Edi Ramën të japë dorëheqjen si dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare.