Kryeministri në ikje dhe kryeministri në ardhje

Të gjithë jemi dëshmitarë se si u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë, ku fitoi pastër Albin Kurti. Dhe i fitoi pa manipulime, pa banda, pa para, pa media të blera.

Në Tiranë kemi kryeministër Edi Ramën që ka 21 vite në pushtet e nga këto 6 vite si kryeministër. Nëse mbahej mend si ministër dhe kryebashkiak punëtor, tashmë në vitet e fundit si kryeministër do të mbahet mend si njeriu që e la vendin në krizë totale, pa opozitë parlamentare, pa pushtete të ndara si dhe që nuk pranon të zhvillojë zgjedhje parlamentare korrekte.

Albin Kurti po vjen në pushtet si politikan i aksionit dhe pa vota të blera, ndërsa Edi Rama po ikën si njeriu që e bëri rremujë krejt Shqipërinë në tre vitet e fundit, duke krijuar të parin rast ku vetë është mazhorancë, vetë “opozitë”, vetë kryeprokuror dhe po vetë drejtues i oligarkisë.

Albin Kurti nuk duhet të mësojë për asnjë dekikë nga Edi Rama i vitëve të fundit!

SHKARKO APP