Kryeministri Rama drejt fundit të pashmangshëm
-Kjo e djeshmja u mbyll me sukses në masivitet. Protestat e tjera do jenë më radikale, pasi edhe moti do jetë jo me shi. Po hapet moti për ta rrethuar kryeministrinë në përballjen finale. Është koha për të ikur zoti kryeministër, duke marrë plaçkat, pasi në javët në vijim nuk do keni kohë as të hypnin në helikopterin pa kthim.
-Mesazhi i pjesëmarrjes së madhe qytetare ka shqetësuar seriozisht kryeministrin, i cili dje urdhëroi Policinë e Shtetit të ndërhynte në mënyrën me brutale ndaj qytetarëve. Si asnjë herë tjetër më parë, Policia e Shtetit dhe Garda kanë përdorur gaz lotsjellës pa asnjë motiv duke helmuar protestuesit, gra dhe vajza që kishin dalë në tubim. Helmi i hedhur nga ana e policisë, dëmtoi edhe qindra qytetarë që kanë banesat në zonën e Parlamentit. Në mënyrë të pajustifikueshme policia dhunoi gazetarët dhe fotoreporterët që ishin në protestë për të ndjekur tubimin. Mediat botërore e kishin kryelajm Tiranën.
Protesta e opozitës së bashkuar ka mbledhur dje në shesh më shumë shqiptarë se asnjë tubim tjetër. Megjithë reshjet e shiut, ndalimet nga policia dhe një propagandë përverse e qeverisë ndaj protestuesve, qytetarët i janë përgjigje thirrjes së partive opozitare duke u mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mesazhi i pjesëmarrjes së madhe qytetare ka shqetësuar seriozisht qeverinë “Rama”, e cila dje urdhëroi Policinë e Shtetit të ndërhynte në mënyrën me brutale ndaj qytetarëve. Si asnjë herë tjetër më parë, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës pa asnjë motiv duke helmuar protestuesit, gra dhe vajza që kishin dalë në tubim. Por helmi i hedhur nga ana e policisë, dëmtoi edhe qindra qytetarë që kanë banesat në zonën e Parlamentit. Në mënyrë të pajustifikueshme policia dhunoi gazetarët dhe fotoreporterët që ishin në protestë për të ndjekur tubimin.
Protesta e djeshme pati një bilanc të rëndë për një tubim që duhet të ishte paqësor. Nga ana e protestuesve raportohet nga PD se janë 15 qytetarë të plagosur. Një pjesë e tyre janë dëmtuar nga goditjet e policisë dhe nga gazi lotsjellës. Por numri i tyre është disa fish më i madh, nëse llogariten gjithë qytetarët e tjerë që u larguan nga protesta dhe nuk janë paraqitur në spitale, por po mjekohen në shtëpi. Sigurisht dhuna pati dhe dëmtime nga në radhët e policisë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për pesë policë të plagosur, por nuk përmendi asnjë fjalë për gratë dhe vajzat e helmuara dje nga gazi lotsjellës. Një tubim normal nuk duhet të sillte situatën kur palët të numërojnë të plagosurit. Por teksa shprehet keqardhja për policët që u lënduan, institucionet duhet të mbajnë dhe përgjegjësi për sjelljen kriminale ndaj protestuesve që kanë bërë forcat e rendit të drejtuara direkt nga kryeministri. Edi Rama, gjatë dhe pas protestës, dukej i shqetësuar për dhunën dhe reagoi disa herë duke sulmuar opozitën. Në fakt, shqetësimi real i mazhorancës nuk ishte dhuna sepse ajo nuk vinte nga protestuesit, por paniku nga pjesëmarrja masive në protestë. Retorika për dhunën ndaj një opozite që këto muaj ka treguar se nuk do pushtet me dhunë është vetëm strategjia e kryeministrit për tu fshehur nga realiteti. Ajo që treguan dje shqiptarët në shesh para zyrës së Edi Ramës është shumë më e thjeshtë. Mesazhi që qytetarët i dhanë kreut të qeverisë është se tashmë ka ardhur koha për të ikur. Ky mesazh është dhe shqetësimi kryesor i qeverisë dhe Edi Ramës. Pasi ka tentuar me çdo mjet të asgjësojë opozitën, me krijimin e një opozite false, me blerjen e heshtjes së ndërkombëtareve dhe së fundi me krijimin e një shteti policorë, kryeministri po sheh se çdo herë protestat po bëhen më të mëdha. Tashmë nuk janë vetëm militantët e opozitës që i ka kundër, por edhe qytetarët dhe vet socialistët. Ata dhjetëra mijëra qytetarë që qëndronin dje nën shi dhe nën helmin e policisë, nuk dolën në shesh vetëm për partitë. Më shumë se kaq, radhët e opozitës që po shtohen janë sinjali se vendi po shkon në mënyrë të rrezikshme drejt një sistemi policorë dhe reagimi kundër kësaj qeverie është mision kombëtar. Opozita arriti dhe dje ta mbaj, aq sa mundej, nën kontroll tërbimin qytetar kundër asaj çfarë përfaqëson tani kryeministri Edi Rama me gjithë mazhoracën. Në vend të këmbënguljes dhe durimit morën helm dhe shkopa gome. Është një betejë që në këtë mënyrë nuk do të vazhdojë shumë gjatë. Qytetarët nuk mund të durojnë gjithë kohës të masakohen dhe helmohen që Edi Rama dhe shpura e tij të qeverisë duke vjedhur të qetë. Nëse kryeministri ende nuk e ka kuptuar sinjalin që i ka dhënë opozita deri më sot, protestat e tjera nuk do jenë përplasje, por beteja.
Kjo e djeshmja u mbyll me sukses në masivitet. Protestat e tjera do jenë më radikale, pasi edhe moti do jetë jo me shi. Po hapet moti për ta rrethuar kryeministrinë në përballjen finale. Është koha për të ikur zoti kryeministër, duke marrë plaçkat, pasi në javët në vijim nuk do keni kohë as të hypni në helikopterin pa kthim./Qamil Xhani/