Rama dhe Rilindja nuk kanë takat të shkarkojnë ikonën financare të PS-së, Arben Malaj
Mazhoranca, me një nisme idiote dhe hakmarrëse, ka nisur procesin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj. Një grup deputetësh të PS-së kanë mbledhur firmat për të shkarkuar ish-ministrin emblematik të financave të PS-së, ish-deputetin dhe njeriun që ka bërë programin ekonomik të PS-së, Arben Malajn. Arësyeja sipas tyre mbetet se ka “shkelur etikën”, duke kritikuar kryeministrin dhe mazhorancën për krizën politike. Në fakt Arben Malaj ka integritet dhe ka qenë ministri më i sukseshëm i PS-së, ai ka drejtuar këtë forcë politike në linjen ekonomike. Dhe nuk ka patur asnjëherë akuza, siç kanë sot ministrat e Rilindjes.
Kryeministri e ka ndarë mendjen për ta futur në shkarkim Arben Malajn. E verteta mbetet se nuk e duan të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi aty merren vesh gjithë transanksionet financiare të bankave të nivelit të dytë, priten dhe hidhen para në treg, zhvlerësohen qindra miliardë lekë gjoja “prishura”, si kalojnë në sitë gjithë transanksionet financiare të bankave të nivelit të dytë. Dihet tashmë se ka banka të nivelit të dytë që pastrojnë para në shuma marramendëse.
Ndaj duhet shkarkuar Arben Malaj. E jo gjoja për “shkelje të etikës”!
Arben Malaj di shumë gjëra në atë Bankë! Por realisht kryeministri nuk do t’ia arrijë kurrë ta shkarkojë, pasi disa shtete të fuqishme perendimore e duan Arben Malajn aty. Të jetë rojtar i parave dhe të raportojë për transsaksionet financiare të bankave, ku flitet për korrupsion, mafie dhe terrorizëm.
Arben Malaj nuk shkarkohet dot edhe për një arësye. Ka disa deputetë në PS që nuk e kanë humbur krejt logjikën. Si Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Pandeli Majko e disa të tjerë.
Ata e dijnë se përplasja për ta shkarkuar do sjellë përçarje në PS.
Edhe për arësye se pas Arben Malajt do vijë radha e tyre për tu palosur!
Ndaj Edi Rama nuk arrin dot ta shkarkojë Arben Malajn.
S.P.