Kryetarët aleatë, jo në listat e PD-së

Lulëzim Basha ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të mos bëjë gabimet e ish-kryetarit Sali Berisha. Sinjali i parë që tregon për një ndryshim kursi është procedura e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Selia blu nuk do të lejojë që në lisat e 140 kandidatëve të saj për deputetë të jenë emrat e kryetarëve të partive aleate të PD-së. Një fakt i tillë është konfirmuar nga numri dy i PD-së, nënkryetari i partisë, Edmond Spaho. Nënkryetari i PD-së nuk e ka fshehur se procedura e ndjekur në vitin 2013 nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili futi shumicën e kryetarëve të partive aleate në lista, ka rezultuar e gabuar. “Nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira”,- tha Spaho për “Neës24”. Një deklaratë e tillë sigurisht që nuk është bërë pa lejen e Bashës.

Në vitin 2013 për shkak të konsumit të qeverisjes 8-vjeçare dhe ikjes së LSI-së nga koalicionit, Berisha zgjeroi rrethin e aleatëve duke futur në lista thuajse gjithë kryetarët. Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Noka, Shpëtim Idrizi ishin kryetarët e partive aleatë që nuk u zgjodhën direkt nga votat e elektoratit të tyre, por u votuan në listat e Partisë Demokratike. Edhe pse një lëvizje e tillë e Berishës synonte që të garantonte bashkimin e së djathtës, nuk rezultoi efektive. Kjo për faktin se një pjesë e elektoratit të Partisë Demokratike nuk shihte në listat përfaqësuesit e PD-së, por kryetarët që përfaqësonin interesat e republikanëve, çamëve dhe forcave të tjera politike. Por nuk ishte ky i vetmi gabim taktik. Për shkak se krerët e partive aleate përfaqësojnë interesa të tjera nga ato të Partisë Demokratike, në momente të caktuara krizash politike, aleatët nuk e kanë problem të ndryshojnë kampin politik. Shembulli më i qartë i kësaj skeme është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Edhe pse u formësua si subjekt politik në qeverisjen e PD, edhe pse votat dhe mandatet e 5 deputetëve i mori nga vendosja në listat e PD-së, në fund PDIU zgjodhi të qeverisë me PS, sapo e djathta doli në opozitë.

Skema e vitit 2013 e katandisi PD-në 41 deputetë që mbajnë direkt siglën e saj, duke qenë se një pjesë u përkasin partive aleate. Për këtë qëllim Basha duket se ka vendosur që të pres shpresat e aleatëve se do të zgjidhen deputet në kurriz të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç përvojës se hidhur të Berishës në vitin 2013, Basha ka pamundësi teknike për të kënaqur aleatët. Në mbledhjen e fundit me koalicionin opozitar ishin 12 parti që morën pjesë. Nëse Basha do të vendos të mbështesë aleatët automatikisht duhet të heq 12 deputetë të PD-së dhe mandatet t’ua falë aleatëve që nuk dihet se me kë do të shkojnë pas zgjedhjeve. Nga pikëpamja elektorale futja e aleatëve në lista, përveç imazhit mediatik, PD-së nuk i sjellë asnjë përfitim konkret. Një pjesë e partive në koalicion përveç emrit të kryetarit nuk kanë numër të madh votuesish. Me garantimin e mandatit në listën e PD-së asnjë kryetar partie nuk ka më motiv të bëjë fushatë në terren. Asnjë nuk merr mundimin të sjellë vota pasi është i sigurtë për vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa kohë që Basha ka nisur procedura të reja për zgjedhjen e kandidatëve duke kërkuar mendimin e Bashës, do të ishte e padrejtë për elektoratin e djathtë që në fund të procesit në krye apo mes listave të janë emrat e aleatëve dhe jo të demokratëve.

Gjithsesi në fund është kryetari ai që vendos, derisa edhe për këto zgjedhje në fuqi mbeti Kodi Elektoral me lista e mbyllura.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?