LSI: Maskat e Ramës bëhen për biznes i firmave private
-Specialistët e shendetsisë thonë që nëse njerëzit lejohen të grumbullohen në bare, restorante dhe lokale nate, ku 100 apo 200 veta rrinë në një ambient të vogël pa maskë, çfarë vlerë shkencore ka mbajtja e maskave në rrugë?!
-Në datën 18 mars 2020, Edi Rama deklaronte: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”. Ndërsa pardje ai deklaroi se kush kapet pa maska në rrugë do gjobitet nga policia e shtetit dhe policia bashkiake.
Kryeministri Rama ka urdhëruar duke filluar nga dita e enjte të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, duhet të mbajnë maska për të shmangur përhapjen e pandemisë. Ata që nuk i binden vendimit të kreut të qeverisë do të ndëshkohen me gjoba të rënda disa dhjetëra mijëra lekë. Ndërsa për bizneset me miliona lekë gjoba. Policia e Shtetit, Policia Bashkia dhe gjithë strukturat e shtetit kanë bërë gati blloqet e gjobave dhe pas të enjtes do të nis terrori i ndëshkimeve financiare ndaj qytetarëve. Vendimi kreut të qeverisë ka shkaktuar habi në radhët e vetë ekspertëve të shëndetësisë. Urdhri për mbajtjen e detyrueshme të maskave nuk u dha nga qeveria as gjatë muajve mars-prill kur vendi u fut në izolim të plotë dhe koronavirusi ishte rrezik i madh. Përkundrazi, në kohën kur në gjithë botën bëhej thirrje për mbajtjen e maskave, kryeministri Edi Rama dilte i pari dhe deklaronte se maskat nuk janë të nevojshme. Në datën 18 mars 2020, Edi Rama deklaronte: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”. Ndërsa sot, i njëjti kryeministër kërcënon me gjoba të rënda nëse qytetarët nuk mbajnë maskën në rrugë. Çudia tjetër që shprehin ekspertët më këtë vendimin të fundit të Edi Ramës lidhet me efektet që do të ketë mbajtja e maskave. Pak ditë më parë, qeveria vendosi hapjen e gjithë lokaleve të brendshme, bare dhe restorantëve,pra lejimin e frekuentimit të tyre nga qytetarët. Nëse njerëzit lejohen të grumbullohen në bare dhe lokale nate, ku 100 apo 200 veta rrinë në një ambient të vogël pa maskë, çfarë vlerë shkencore ka mbajtja e maskave në rrugë?! Çuditërisht kërkesa zyrtare për maskat nuk u bë as për nxënësit dhe stafet mësimore, para nisjes së vitit të ri shkollor. Dilemat e ekspertëve mjekësorë mbi mënyrën sesi po vepron qeveria janë me dhjetëra. Bie fjala, askush nuk e shpjegon dot “suksesin” e kryeministrit Edi Rama në menaxhimin e pandemisë më shifra. Në atë që ne quanim pik pandemie, në muajt mars dhe prill kishim rreth 60 infektime në ditë dhe zero viktima dhe Edi Rama deklaroi në muajin maj “e fituam betejën”. Ndërkohë sot në vend numërohen nga 3-5 viktima çdo ditë dhe mbi 150 infektime. Kaq mjafton për të kuptuar se çdo hap që ka marrë qeveria për pandeminë ka dështuar që në fillim ose ka vijon të mos japë rezultat. Dhe kjo vetëm për fajin e kryeministrit që nuk pyet specialistët e ministrisë së shendetsisë, por kur ia jep truri se duhet bllokuar, bllokohet gjithçka. Kur i shkrep të hapet, hapen!
Këto dilema për mënyrën sesi po vepron qeveria vlejnë më shumë sot ku qytetarët kërcënohen me ndëshkime të reja nëse nuk vendosin maskat. Koha dhe mënyra sesi qeveria po e vendos këtë masë me ndëshkime ka ngritur dyshime të forta se nuk kemi të bëjmë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por me interesa që lidhen me biznesin e kompanive afër qeverisë.
Burime nga LSI thonë se “ka dyshime të forta se kjo u bë për të shitur miliona maska që ka prodhuar një kompani pranë qeverisë”. Pas rritjes së kërkesave për maska në tregun botëror, shumë biznese të prodhimit të veshjeve në vend kaluan në prodhimin e maskave. Të nxitur nga kërkesat që vinin nga jashtë, kompanitë rriten prodhimin me idenë që produktet e tyre do të importoheshin në vendet e Bashkimit Europian. Një pjesë e tyre arritën të kenë sukses me prodhimin e maskave. Madje, në zonën e deputetit të PS, Taulant Balla gjatë muajve të fundit janë hapur linja te reja për prodhimin e maskave. Ky lulëzim i biznesit zgjati pak muaj, derisa edhe në vendet e BE kompanitë e tekstileve kaluan në prodhimin e maskave. Për pasojë jo gjithë produkti që u prodhua në Shqipëri nga bizneset mund të shitet jashtë vendit. Kompani që janë afër qeverisë dhe që kanë prodhuar miliona maska duket se tashmë ndodhen në momente kritike dhe kanë kërkuar ndihmën e qeverisë. Dhe Edi Rama ua ka dhënë zgjidhjen, sipas LSI. Po miraton vendime qeverie që të detyrojnë njerëzit të mbajnë maska, në të kundërt gjobiten. Duke ditur se diku te 1.5 milionë shqiptarë do jenë të detyruar të vendosin maskat ose gjobiten nga shteti, dihet se një maskë nuk shërben për një muaj, atëherë do jenë miliona maska të cilat do të shiten në Shqipëri. Ose më saktë disa milionë euro që fitohen nga shitja e detyruar e maskave, se ndryshe qeveria të gjobit.
Mili Xhani