Nuk flitet më për zgjedhje vendore, pa ikur Edi Rama

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama tha këtë të hënë te “Opinion” se vendimi radikal për dorëzimin e mandatëve të deputetit erdhi si pasojë jo vetëm e keqqeverisjes së Ramës, porse pasi kryeministri ka blerë votat me grupet kriminale, qeveris me oligarkët dhe korrupsioni mbetet i jashtëzakonshëm. Më tej Luan Rama tha se qeveria mund të blejë ndonjë deputet apo nga lista e kandidatëve të dorëzuar në KQZ, por asnjë nuk përfaqëson partitë politike të opozitës. Po kështu edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi tha të njëjtën gjë se ky është vendim politik i PD dhe asnjë elementë nëse hyn, nuk përfaqëson opozitën.

I pyetur nga Blendi Fevziu a do të futet në zgjedhje opozita pas dorëzimit të mandatëve, Luan Rama tha prerë se “Jo”. Pra nuk flitet më për zgjedhje vendore, pa një qeveri tranzitore e cila të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vendore në një ditë si dhe të marrë përsipër negociatat me BE për në qershor.

Në lidhje direkte me Opinion, nën/kryetari i LSI-së, është shprehur lidhur mbi qëndrimin e kësaj partie mbi djegien e mandateve dhe a ka ndryshuar ky qëndrim kur kohë më parë, kryetarja Monika Kryemadhi i ka quajtur “mandate gjaku”

“Nuk ka asnjë inkoherencë me thënien e Kryemadhit që këto janë mandate gjaku. Ky është një vendim polik si reaksion i një situate absurde pasi Kuvendi i Shipërisë, nuk ka më legjitimitet. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të poshtërohet dhe të mos konsiderohet opozita siç po ndodh me këtë maxhorancë. Aty opozita denigorohet, fyhet. Opozita bojkotoi Kuvendin dhe u rikthye në Kuvend për ti dhënë një shans maxhorancës për të kthyer debatin politik, për të bërë të mundur reformën zgjedhore. Mungon vullneti. Rruga e fundit ishte protesta e fundit, edhe kjo u zhvendos nga mesazhi që dhanë qytetarët dhe kryeministri u shqetësa më shumë për kërpudhën. Pra këtu e gjithë qeverisja është një kërpudhë.”

Vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetit mbetet një vendim i fortë politik, i pa ndodhur në 28 vite demokraci dhe që do të sjellë rënien e kryeministrit.

 

SHKARKO APP