Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Lufta ndaj drogës dhe Kryeministri, një fakt që nuk e di Vlahutin!

Editorial E enjte, 5 Gusht 2021 01:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

(Zëvendëskryetar dhe deputet i LSI)

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Duke qenë i një mendjeje me vlerësimin që bëri zonja Vlahutin, në cilësinë e shefes së misionit të BE-së në Tiranë në mbledhjen e Komitetit të Integrimit, ku teksa dorëzoi raportin e Komisionit Europian me rekomandimin për çeljen e negociatave, ndër të tjera theksoi edhe rëndësinë e luftës ndaj trafikut të drogës, e çmoj me vend dhe e vlerësoj të rëndësishme ta rrëmoj edhe ca më thellë këtë problem të madh të shoqërisë shqiptare e veçmas qasjen e qeverisë, për të ndarë publikisht me zonjën Vlahutin edhe një fakt që me sa duket ajo nuk e di.
Në vitin 2001, më konkretisht më 26 mars të atij viti, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 8750 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, i ndryshuar me ligjin nr. 10375, datë 10.2.2011 dhe nr. 88/2016 datë 15.9.2016, i cili në nenin 3 thotë shprehimisht: “Krijohet Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, nën drejtimin e Kryeministrit”.
E në vijim, i njejti nen sanksionon: “ Komiteti mblidhet të paktën 2 herë në vit dhe ka për detyrë të përcaktojë drejtimet e politikës së përgjithshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të parandalimit të dhe të luftës kundër prodhimit e përhapjes së paligjshme të substancave të sipërpërmendura, të promovojë fushata për të bërë të njohura efektet negative të drogës, masat e parandalimit, asistencën shëndetësore dhe të dhënat epidemiologjike dhe statistikore, rehabilitimin dhe integrimin e toksikodipendentëve.
Komiteti administron sistemin e mbledhjes së të dhënave kombëtare që lidhen me aspekte të luftës ndaj drogës që jepen çdo vit nga secila ministri!”
Ky Komitet nuk është krijuar zonja Vlahutin, e për rrjedhojë, gjendemi përpara faktit që qeveria shqiptare e më drejtpërdrejtë Kryeministri, nuk ka përmbushur detyrimet e ligjit!
Sipas nenit 5 të të njejtit ligj, “Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit, nëpërmjet Kryeministrit, brenda datës 30 mars të çdo viti i paraqet Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me paraqitjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjitë e përshtatura, me objektivat e arritura dhe orientimet e ardhshme të Qeverisë për detyrimet ndërkombëtare!
Edhe ky detyrim ligjor i drejtpërdrejtë apo taksativ nuk është përmbushur nga ana e Kryeministrit zonja Vlahutin!
Sepse asnjëherë më parë dhe as këtë vit deri me datën 30 mars siç e parashikon ligji, ky raport nuk i është paraqitur Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!
Mosnjohje e detyrimit logjor apo neglizhencë? Mungesë respekti e mosvlerësim për Kuvendin apo çfarë mund të jetë kjo qasje në moszbatim të ligjit nga ana e Kryeministrit?!
Mund të jetë secila prej arsyeve të mësipërme, por unë mendoj se mbi te gjitha ato qëndron mungesa e përgjegjësisë dhe e seriozitetit në ushtrimin e detyrimeve qeverisëse!
Analiza është e thjeshtë: Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës të cilin duhet ta drejtojë Kryeministri, nuk krijohet, për rrjedhojë nuk funksionon. Duke mos qenë, duke mos ekzistuar, nuk ka as relacion që po nëpërmjet Kryeministrit duhej t’i paraqitej Kuvendit! Atëherë lindin një mori pyetjesh: nga merren të dhënat? Kush i përpunon? Kush i analizon? Cilat janë strategjitë? Kush çmon se cili institucion e ka kryer detyrën dhe kush jo? Kush përcakton përgjegjësitë?Po detyrimet ndërkombëtare?…
Sepse të gjitha këto janë detyrë e Komitetit dhe Kryeministri duhet t’ja paraqesë Kuvendit!
Arroganca dhe mospërfillja e institucioneve, mungesa e respektit dhe e edukatës së zbatimit të ligjit, nuk kanë asgjë të përbashkë me shtetin e së drejtës dhe as me Europën e vlerave, në udhën drejt së cilës presim të na çelen negociatat.
Në përfundim, lufta kundër drogës dhe të gjitha implikacioneve kriminale ose jo të saj, eshtë detyrim, është sfidë e të gjithë shoqërisë shqiptare, por mbi çdo gjë, është përgjegjësi e qeverisë dhe e kryeministrit! Kështu thotë ligji, edhe pse Kryeministri nuk e ka zbatuar atë!
Lufta ndaj drogës nuk bëhet me retorikë, por me forcën e ligjit dhe institucione që e zbatojnë ligjin!

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.