Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lulzim Basha: Zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta

Lulzim Basha: Zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta

Editorial
E premte, 20 Dhjetor 2019 08:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendimet e fundit ekstreme dhe antiligjore të qeverisë kanë detyruar opozitën që të mendojë për aksione më të forta politika. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi dje kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së nga ku paralajmëroi zhvillime intensive politike duke nisur nga nesër dhe në ditët në vijim. Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të kryesisë, Basha u shpreh se zgjedhjet e parakohshme mbeten qëllimi kryesor i opozitës, ndërkohë që akuzoi qeverinë se po bën çdo përpjekje për të shmangur rekomandimet e Bundestagut gjerman. Kreu i PD-së tha se opozita ka gati platformën për reformën zgjedhore ndërsa shtoi se bllokimi i saj nga Edi Rama do ta detyrojë opozitën të ndërmarrë veprime të ashpra.  Basha la të kuptohet se opozita po tenton me ndërkombëtarët për një zgjidhje të situatës, por nga ana tjetër, u kërkoi strukturave të partisë të jenë gati për çdo vendim. “Po punojmë çdo ditë për zgjidhje politike, po punojmë çdo ditë që veprimet tona të jetë të koordinuara me partnerët ndërkombëtar që e kanë ndihmuar gjithmonë Shqipërinë, me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të sinqertë. Por jemi gati dhe do duhet të jemi gati për çdo veprim, për çdo vendim”,- deklaroi gjatë mbledhjes së kryesisë dhe ish-grupit demokrat, zoti Basha.

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se situata në vend është kritike dhe se tragjedia e tërmetit, po shfrytëzohet nga kryeministri Edi Rama për të vijuar me afera korruptive dhe për t’i zënë gojën medias. Basha u shpreh se opozita nuk do të lejojë që vendi të mbahet peng nga një qeveri e paligjshme. Sipas Bashës, vendi është në rrezik, pasi Edi Rama ka goditur rëndë të gjithë shtyllat e demokracisë, drejtësisë dhe ekonomisë. “Vendi nuk mund të mbahet peng. Edi Rama ka goditur ekonominë. Edi Rama po godet çdo ditë e më shumë demokracinë. Edi Rama nuk mund të përdor fatkeqësinë e rëndë të 26 Nëntorit për qëllimet e tij politike për të bërë propagandë dhe për t’i ikur përgjegjësisë në të cilën e ka çuar vendin”,- tha Basha.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kreu i PD-së u ndal edhe në dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji dhe miratimin e ligjit për censurën e medias. Sipas Bashës, akte të tilla tregojnë se Edi Rama nuk ndalet më para asgjëje. Në këto kushte, Basha u ka bërë apel drejtuesve të strukturave të jenë gati për të reaguar, në varësi të situatës. “Ne duhet të jemi gati për çdo vendim të rëndësishëm, si Kryesi dhe Grup Parlamentar, pa përjashtuar asnjë mjet, pa u ndalur përpara asgjëje. Ne do t’i prijmë qytetarëve dhe nuk do të lejojmë që vendi të rrëshkasë në greminë. Shqiptarët na kanë besuar misionin për të ndalur të keqen dhe në jemi gati për ta bërë këtë. Me çdo mjet dhe me çdo formë”, – deklaroi kreu i PD-së.

Swiss Digital

Takimi i djeshëm i Lulzim Bashës me kryesinë dhe grupin e PD vjen pas vendimeve antiligjore të qeverisë me miratimin e ligjit të medias dhe dënimit të ish-deputetit të PD. Pas akteve të fundit që tregojnë për shkelje flagrante, opozita ka ndryshuar strategjinë në raport me qeverinë. Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë televizive vuri theksin në nevojën e reagimit qytetar dhe anagazhimit të opozitës për të denoncuar qeverinë dhe aktet e fundit të saj. Presioni për zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zgjidhnin ngërçin politik të krijuar nga mungesa e institucioneve legjitime, mbeten objektivi kryesor i opozitës. Monika Kryemadhi kërkon reagimin qytetar të prirë nga opozita, pasi vendi po rrëqshet në greminë prej kryeministrit që nuk njeh asnjë parim e rregull demokratik.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Tani

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 4 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 9 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 9 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 32 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.