Manjani: Rama shkeli kushtetutën, një ushtarak s’mund të jetë ministër

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësur shkelje të rëndë Kushtetuese, propozimin e kryeministrit Edi Rama, të Sandër Lleshit si Ministër të Brendshëm.

Manjani në një postim në facebook, thotë se detyra e Lleshit si Gjeneral aktiv, referuar nenit 69.1/b, nuk e lejon të bëhet minstër.

”Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive”,-shkruan Manjani.

Reagimi i plotë i Manjanit

Kush është dhunuesi i Kushtetutës?!
———————-
Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit.

Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër.

Kjo është Kushtetuta!

Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv! Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?!

E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi.

Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi! Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi. SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve!

Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive.

SHKARKO APP