Mbërrin në Tiranë XHORXH Soros
në botë, sipas klasifikimit të revistës Forbes, me një pasuri prej 24 miliardë dollarësh. Për më tepër, filantropi Soros nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Ai renditet ndër ata supermiliarderë i cili ka qenë prezent në Shqipëri, që në ditët e para të vendosjes së demokracisë. Fondacioni i Shoqërisë së Hapur është vetëm një prej projekteve që ka dhënë asistencë të rëndësishme, ligjore, kulturore dhe çka është më e rëndësishmja, ka bërë investime në sektorë të ndryshëm të shoqërisë sonë. Mjafton të përmendmin vetëm një fakt: që prej vitit 1992 në Shqipëri janë ndërtuar me financimin e këtij fondacioni rreth 300 shkolla. Një shifër kjo që asnjë qeveri shqiptare nuk e ka bërë brenda dy mandateve të saj. Investime të tjera në arsim janë të shumta. Janë më mijëra të rinj dhe të reja që kanë ndërtuar karrierat e tyre brilante në Shqipëri dhe jashtë saj, vetëm falë bursave dhe ndihmave bujare të filantropit të njohur, Xhorxh Soros.
Gjithashtu Soros, bën pjesë në hierarkinë globale, jo vetëm për pasuritë, fondacionet dhe aktivitetin humanitar në gjithë botën, por edhe për idetë e tij mbi zhvillimin e ekonomisë. Cilësohet nga ato mendje të ndritura të ekonomisë botërore që ka ditur të japë zgjidhje në situata të veçanta dhe ka dhënë ide për mjaft ekonomi shtetesh në krizë. Idetë e tij ekonomike gjithmonë kanë krijuar debat, por edhe janë një shembull për njerëzit e biznesit, si dhe për të rinjtë që kanë ambicje. Fondacioni i tij për Shoqëri të Hapur është aktiv në 100 vende të botës me investime dhe projekte filantropie që arrijnë shifrën deri në 600 milionë dollarë. Ardhja e vetë themeluesit të fondacionit dhe e njërit prej njerëzve me më shumë ndikim ekonomik në rang global në Shqipëri, është dhe një shenjë vlerësimi për Shqipërinë. Kudo ku ai ka shkuar apo ka investuar, ekonomitë kanë përfituar jo vetëm nga forca e tij ekonomike, por edhe nga idetë dhe strategjitë e Soros.
Mbrëmjen e djeshme, Soros ka mbërritur në Tiranë, ku e pret një axhendë e ngjeshur me takime me drejtuesit e qeverisë shqiptare. Ardhja e multimiliarderit pritet të sjellë dhe një zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Janë mjaft projekte ekonomike që pritet të dikutohen në Tiranë mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe Soros. Ardhja e tij dhe projektet apo idetë e tij janë një shtysë për shumë kompani të huaja që të vijnë në Shqipëri. Natyrisht që Xhorxh Soros nuk ka kohë për të humbur, pasi ecën më shpejt se koha, ndaj duhet që pala shqiptare të mos humbasë nga bashkëpunimi me këtë figurë të madhe botërore. Nuk dihet akoma se çfarë ka biseduar mbrëmë me kryeministrin Rama, por një gjë mbetet e sigurtë, se ardhja e tij në Tiranë është një këmbë e mbarë për ekonominë e shoqërinë shqiptare.
BOX TABELE
Fondacioni “Soros” në Shqipëri, fakte dhe shifra
Fondacioni “Soros” në Shqipëri është themeluar në vitin 1992 dhe ka investuar miliona dollarë amerikanë. Programet më të suksesshme kanë qenë:
Programi për Zhvillimin e Arsimit
Shqiptar, AEDP (1994-2002)
Me një buxhet të veçantë rreth 57 milionë USD u ndërtuan dhe u rindërtuan 275 shkolla në të gjithë vendin, nga të cilat rreth 100 në Tiranë. Gjithashtu, ai kontribuoi në reformimin e përmbajtjes së programeve mësimore dhe forcimin e lidhjes së komunitetit me shkollën.
Programi Fellouship(1998-2004)
Ofroi mbështetje financiare për ish-studentët e shkolluar jashtë vendit, që u punësuan në administratën qendrore dhe lokale pas vitit 1998. Gjithsej, u mbështetën 158 persona. Bursat, rreth 5000 studentë janë mbështetur me bursa të plota dhe të pjesshme.
Rritja e transparencës së institucioneve publike
Janë automatizuar dhe informatizuar institucione qendrore si Gjykatat e Faktit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kavajë dhe Gjirokastër si dhe Bashkitë në Tiranë, Shkodër, Pogradec dhe Sarandë. Bilblioteka Kombëtare dhe një sërë bibliotekash në rrethe.
Themelimi i strukturave të pavarura
Qendra e Debatit- sot Organizata Kombëtare e Debatit
Qendra e Gruas- sot Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim
Qendra e Medias- sot e bashkuar me Institutin e Medias
Shtëpia e librit dhe komunikimit- sot Instituti i Dialogut dhe Komunikimit
Fondacioni Besa- institucion për kreditimin e biznesit të vogël
Qendrat e këshillimit të studentëve në të gjitha UT e vendit
Qendrat komunitare
Instituti i trajnimit të administratës publike- në bashkëpunim me PNUD
Qendrat e informimit të qytetarëve në 8 bashki
Programi Master në Administrim Publik- në bashkëpunim me USAID
Programi Master në administrim ndërmarrjesh- në bashkëpunim me Fondacionin francez të shkollave të biznesit
Programi Master për Studime Evropiane
Programi Master në Shëndetin Publik