Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me porosi të kujt është fushata histerike në mbrojtje të Sajmir Tahirit?

Editorial
E premte, 6 Gusht 2021 07:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Fushata shpërthyese e këtyre ditëve për të shpëtuar ish-ministrin e brendshëm është porosi e kryeministrit Rama apo detyrime nga pazaret e vjetra të kanabisit?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

-Ish-ministri duhet të shkojë para drejtësisë, i vetëm, natyrisht me avokatët e tij dhe të mbrohet. Nëse del i pafajshëm bravo i qoftë dhe nesër merr drejtimin e PS-së, duke spostuar Edi Ramën, siç e ka në plan grupi përreth tij. Në të kundërt të mbajë kusuret e bëmave të tij jo ligjore.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Një fushatë e pazakontë propagande ka nisur në media që pas momentit kur Saimir Tahiri, ish-ministri nën hetim për trafik droge, dorëzoi mandatin e deputetit. Sondazhe të porositura, debate të sajuara në televizione dhe artikuj pa fund, me dhe pa autor, kanë mbushur këto ditë mediat duke i dalë në mbrojtje ish-ministrin të Brendshëm. Askush nuk do që të jetë i fajshëm padrejtësisht Sajmir Tahiri. Asnjëri nuk ia uron një të keqen, pasi nuk është as ligjore e as njerëzore të shpallesh dikë, aq me tepër një njeri që ka kontribute në PS. Por histeria dhe turravrapi en block për ta nxjerrë të pafajshëm ish-ministrin, të krijon dyshimet e mundshme se janë pazare të vjetra ose shkrime të orkestruara nga kryeministri për ta mbrojtur me çdo kusht. Dhe kjo mbrojtje kur vetë Tahiri ka thënë, të paktën publikisht, se nuk do asnjë mbrojtje sepse do të jetë vetë para drejtësisë për të vertetuar pafajsinë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Saimir Tahiri është zyrtari mbi të cilin rëndojnë akuzat më të rënda që janë bërë ndaj ndonjë politikani shqiptar. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka nën hetim prej 6 muajsh për trafik droge të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror. Korrupsioni është një temë e njohur për politikën shqiptare, por pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe trafik droge është një akuzë ku deri më sot nuk kishte arritur politika shqiptare. Sigurisht, si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë, Saimir Tahiri nuk mund të quhet fajtor, derisa gjykata ende nuk ka folur. Por siç nuk mund të quhet fajtor pa vendosur drejtësia edhe nxitimi për ta marrë në mbrojtje para se të flasë gjykata është njëlloj jo i logjikshëm dhe jo normal. Ajo që po ndodh këto ditë me një pjesë të mediave dhe miqve të Saimir Tahirit në politikë nuk është thjesht mbrojtja e ish-ministrit para drejtësisë. Më shumë se kaq, mediat dhe zyrtarët e PS po nxitojnë ta shpallin atë të pafajshëm, ndërkohë që duhet të jetë gjykata, bile ajo superiore që të jap verdiktin final.

Pas fjalimit të dorëheqjes nga mandate i deputetit, ishte kryeministri Edi Rama i pari që e cilësoi aktin e ish-ministrit të tij si një gjest unik dhe të pashembullt. Më pas, një seri artikujsh shpërthyen në media duke e paraqitur Tahirin si një “hero” që la mandatin e deputetit dhe “i vetëm” po shkonte në luftë përballë drejtësisë. Apologjia ndaj Tahirit shkoi edhe më tej duke e cilësuar si politikanin e parë në 30 vjet që bënte një gjest “heroik” duke dorëzuar mandatin e deputetit. Servirja e dorëzimit të mandatit në këtë mënyrë është një mashtrim kryekëput. Tahiri bëri gjënë me normale që duhet të bëj çdo politikan kur akuzohet nga drejtësia. Madje, ai e dorëzoi mandatin gjashtë muaj me vonesë dhe kjo nuk është shenjë e ndonjë trimërie të madhe, përkundrazi tregon të kundërtën. Nëse Tahiri do të ishte vërtetë i bindur në pafajësinë e tij këtë hap duhej ta kishte bërë në muajin tetor 2017 kur dolën përgjimet. Mund të ishte larguar nga PS dhe Parlamenti para se t’ja kërkonte apo detyronte Edi Rama. Sa për modelin që gjasme e ka sjellë i pari në politikë me dorëheqjen kjo është sajesa e radhës. Historia e 28 viteve të fundit ka raste ku ministra dhe deputetë kanë dhënë dorëheqjen për akuza që në krahasim me “organizatën kriminale” të Tahirit duken të papërfillshme.

Strategjia e dytë mediatike dhe politike në mbrojtje të Tahirit është ajo e shpalljes së pafajshëm para se të flasë drejtësia. Në media dhe studio televizive këto ditë shihen gazetarë që marrin dhe shqyrtojnë provat për dosjen “Habilaj”. Analizojnë faktet, gjykojnë veprimet e prokurorisë dhe në fund, njëlloj si një gjykatë shpallin vendimin se ish-ministri jo vetëm nuk duhet të arrestohet, por mundësisht duhet që Prokuroria ti kërkoje falje për shqetësimet që i ka sjellë. Një mbrojtje e tillë bëhet në kohën kur këto gjashtë muaj ka dyshime se janë zhdukur të gjithë provat që mund të hidhnin dritë mbi çështjen Habilaj dhe Tahiri. Bashkë me shërbimin ndaj Tahirit, si rastësisht ka nisur dhe sulmi ndaj prokurorëve që po hetojnë dosjen e ish-ministrit duke i kërcënuar me vettingun apo duke u sajuar “fake neës” për hetimet e mëparshme. Një mbrojtje të tillë as avokatët ligjorë të Tahirit nuk kanë pasur guximin ta bëjnë në public, sepse janë avokatë me emër dhe njohin ligjin. Por media shkon dhe më tej se avokatët që i paguan ligjërisht Tahiri, dukej tejkaluar dhe logjikën e fakteve dhe moralin e profesionit.

Një shërbim i tillë politik ngre shumë pikëpyetje. Në rastin më të mirë, deputetët që janë në ballë të fushatës dhe mediat duhet të kanë marrë porosi të veçantë nga kryeministri sesi të shpëtojnë Tahirin dhe fytyrën e qeverisë. Një porosi sipas parimit; “të shpëtojmë ushtarin Tahiri, për të shpëtuar qeverinë”.

Ky nxitim për ta shpallur të pafajshëm akoma pa vajtur në gjykatë ka një strategji dhe frikë njëkohësisht: frikën se mos prokuroria ka fakte të tjera të cilat asnjë nuk i di deri tani. Por edhe presionin ndaj prokurorisë që “të mos kruhet me ish-ministrin se do tju shkrijë Vettingu” i cili për fatin e keq kontrollohet nga PS.

Informacione vijnë nga selia e PS-së se disa deputete dhe deputetë të PS-së si dhe një deputet nga koalicioni qeverisës takohen rregullisht me ish-ministrin duke krijuar një solidaritet force dhe presioni kundrejt drejtësisë, por edhe ndaj kryeministrit Rama. Dihet publikisht se një pjesë të emrave deputetë në listën e PS-së së qarkut Tiranë i ka caktuar Sajmir Tahiri e jo Edi Rama.

Ish-ministri duhet të shkojë para drejtësisë, i vetëm, natyrisht me avokatët e tij dhe të mbrohet. Nëse del i pafajshëm bravo i qoftë dhe nesër merr drejtimin e PS-së, duke spostuar Edi Ramën, siç e ka në plan grupi përreth tij. Në të kundërt të mbajë kusuret e bëmave të tij jo ligjore.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.