Media italiane: Në Tiranë prishet teatri italian. Hidhet hije mbi negociatat me BE

Parlamenti shqiptar ka votuar një ligj të posaçëm për shembjen Teatrit Kombetar të ndërtuar në vitet ’30. Në vend të saj, do të ndërtohet  një projekt i arkitektëve danez i cili është kritikuar ashpër nga artistët, opozita dhe qytetarët. Janë hedhur akuzat të rënda mbi politikat e partneritetit publik-privat të cilat permes ndërtimit të Teatrit të ri duan të arrijnë fitime të diskutueshme.

Zemra italiane e Tiranës ka të ngjarë të shkatërrohet. Duhen hapësira për ndërtesa të reja, pikërisht atje, në ato pak mbetje të qendrës historike të kryeqytetit shqiptar. Por prishja e Teatrit Kombëtar, i epokës fashiste, nuk është vetëm një çështje e historisë: Në rrezik është edhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe ka akuza të një spekulimi që ka bërë edhe Fondi Monetar. Më 9 korrik, Parlamenti miratoi një ligj të veçantë për të shënuar fundin e jetës së teatrit, duke përfshirë protesta të artistëve shqiptarë, të cilët kanë më pak se tri javë për të bindur Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që ta refuzojë këtë dispozitë.

“Teatri Kombetar”, konsiderohet si një nga dëshmitë më të rëndësishme arkitekturore të periudhës italiane. Indro Montanelli tha në vitin 1939: “Tirana është një qytet modern, pothuajse i shpikur. Koha e tij ka vetëm dy masa: të tashmen dhe të ardhmen. E kaluara nuk ekziston “.

Në vend të Teatrit  Kombetar do të ndërtohet “lidhja e harkut”. Arkitektet kanë parashikuar një strukturë të re në formën e një kravatë me hark, e ndarë në tre dhoma, duke përfshirë një auditor kryesor, një sallë koncertesh dhe një për shfaqje. Pastaj, një amfiteatër në çati, një backstage në anën veriore, dritare të mëdha në jug. Duket si projekt magjepsës, por nuk mund të arrihet diku tjetër. Sipas opozites, qeveria është e gatshëm të monopolizojë zemën e Tiranës, me ndërtesa moderne.

Sipas gazetares Lindita Çela e Birn: Qeveria nuk ka fondin e mjaftushëm për ndërtimin e Teatrit dhe për këtë arsyen do ti japë tokën publike, në të cilën ndodhet ndërtesa aktuale, një kompanie private, me një çmim prej 470 euro për metër katror. Ky projekt u propozua nga Fusha Shp.K, pronar i të cilit është Shkelqim Fusha – shpjegon Cela tek fattoquotidiano.it. Fusha  është kushëri i ish-kryeprokurori të Tiranës, i cili në vitin 2017 ka mbyllur një hetim kundër Bashkisë së Tiranes. Artistet  akuzojnë qeverinë se ndërtimi i Teatrit të ri është justifikim për të ndërtuar kulla ku do të ndërtohen hotele dhe qendra tregtare.

Kanë mbetur njëzet ditë për të rishikuar dhe peshën e bisedimeve të BE-së.  Jeta e teatrit është në duart e Presidentit Meta. Ai ka njëzet ditë kohë, për të hedhur poshtë ligjin e veçantë të miratuar nga Kuvendi me 75 vota pro, pas një maratonë të dymbëdhjetë orëve dhe protestën e artistëve jashtë sallës së gjyqit. Kundër prishjes së Teatrit votoi edhe LSI. Qeveria Rama humbi edhe mbështetjen e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko, i cili kërcënoi dorëheqjen e tij. Teatri, për më tepër, nuk është vetëm një çështje e brendshme: akuza për shkeljen e rregullave të bashkimit europian peshon  shumë duke qënë se Shqipëria është duke zhvilluar negociata për pranimin e saj në BE.

https://www.ilfattoquotidiano.it/2018/07/15/a-tirana-sara-demolito-il-teatro-italiano-le-accuse-di-speculazione-gettano-ombre-sui-negoziati-ue/4487916/

Përktheu nga italishtja: Majlinda Noka

SHKARKO APP