Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!

Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!

Editorial
E martë, 10 Dhjetor 2019 07:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Institutin Amerikan të Sizmiologjisë gjenden referenca për punën e 4 profesorëve shqiptarë duke i renditur ata në të njëjtin nivele me shkencëtarët më në zë të kësaj fushe në gjithë botën. Vetëm në Shqipëri nuk i pyeti kush. Autorët e librit kërkuan 6 vjet më parë që harta e re sizmike të jetë detyruese për çdo inxhiner dhe ndërtues. Ishte paralajmërimi më i qartë që vinte nga profesorë serioz që kanë kaluar gjithë jetën më ndërtime. Nëse qeveria do të kishte marrë seriozisht kërkesën e profesorëve, nuk do të kishim këtë situatë.

Pas tragjedisë së 26 nëntorit dëmi më i madh që mund t’i bëhet Shqipërisë është trajtimi i problemeve me propagandë politike dhe në mënyrë jo realiste. Tërmeti shkatërrues zbuloi plagë të thella të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, të cilat nuk mund të kurohen me fjalime, makiazh politik dhe as më gjasme reforma. Tragjedia tregoi se shumica e institucioneve ishin inegzistente. Jo vetëm strukturat e emergjencave, por dhe institucionet që merren me ndërtimet, kontrollet dhe kushtet e ngritjes së banesave. Këto të fundit rezultuan se në këto vite kanë dhënë leje dhe janë korruptuar duke bërë pazare me jetë shqiptarësh. Ndërtimi, baza e ekonomisë së vendit këto 30 vite, nga zhvillim ekonomiko-social është kthyer në një “bombë” që kërcënon jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit. Humbja e jetës së njerëzve, dëmet me qindra milionë euro dhe bllokimi total i ekonomik janë rreziku aktual më i madh kombëtar dhe me pasoja afatgjata. Ndaj dhe mënyra sesi qeveria, institucionet, politika dhe vet shoqëria shqiptare do sillet pas kësaj tragjedie do të përcaktojë se çfarë Shqipërie do të kemi në dekadat e ardhshme dhe çfarë vendi do t’u lemë pasardhësve tanë. Rindërtimi i banesave të dëmtuara është vetëm faza e parë e kësaj tragjedie që po përjetojnë shqiptarët. Ngritja e godinave të reja apo sistemimi i banorëve që janë pa çati mbi kokë është detyra më emergjente, tek e cila është fokusuar me të drejtë qeveria. Askush nuk duhet të ndjehet i braktisur nga shteti që qytetarët i besojnë taksat dhe e ka për detyrë t’u garantojë dhe sigurinë. Por rindërtimi i banesave për banorët e dëmtuar nuk u jep fund problemeve dhe dilemave që ka Shqipëria. Pas 26 nëntorit biznesi ndërtimit duhet rikonceptuar. Çdo tullë, mur, banesë dhe pallat që ndërtohet duhet të ketë standarde të tjera. Çdo objekt publik, spitale, shkolla etj, duhet të testohet për situatat si ato që lamë pas. Çdo strukturë emergjence civile nuk duhet parë më si vendi ku punësohen militantët dhe hallexhinjtë për një pagë, por si strukturat më profesoinale dhe më të rëndësishme. Akademia e Shkenca, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Instituti I Ndërtimit dhe struktura të ngjashme duhen financuar dhe duhen vendosur në krye të çdo nisme politike, ligji dhe reforme që do ndërmarrë çdo qeveri. Shqipëria këto ditë shikoi se veç idiotëve politikë që kanë pushtuar Kuvendin dhe një pjesë të mediave, shoqëria ka shkencëtarë, studiues dhe intelektualë të aftë që mund të përballojnë sfida të jashtëzakonshme si kjo që po kalojmë. Nuk i kemi parë më parë sepse askush nuk u ka lënë radhë të flasin. Askush nuk i ka pyetur dhe në vend që qeveria dhe shoqëria t’i promovonim i kemi lënë në periferi dhe paga dhe mbështetje financiare të turpshme. Për rrezikun e Shqipërisë nga tërmetet ka pasur disa paralajmërime serioze me të cilat qeveria dhe administrata u tall në mënyrë të turpshme, duke ngatërruar palaçollëqet politike me sigurinë e qytetarëve. Por një rast është me flagrant dhe tregon degradimin e institucioneve. Në vitin 2013, katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, botuan një studim me hartën e re sizmike të Shqipërisë. Studimi, i hartuar mbi parime shkencore është dokumenti më i mirë që shkenca shqiptare ka prodhuar lidhur me tërmetet. Në studim jepen të dhëna për rrezikun sizmik dhe orientime për çdo inxhinier sesi duhen bërë ndërtimet dhe mbi të gjitha në çfarë zone duhen bërë. Në këtë botim gjendet e parashikuar dhe ajo që pamë më 26 nëntor, në pjesën që flet për periodicitetin e goditjeve sizmike në Shqipëri. Botimit i referohen disa institute dhe akademi të rajonit. Në Institutin Amerikan të Sizmiologjisë gjenden referenca për punën e 4 profesorëve shqiptarë duke i renditur ata në të njëjtin nivele me shkencëtarët më në zë të kësaj fushe në gjithë botën. Vetëm në Shqipëri nuk i pyeti kush. Qeveria nuk i thirri asnjë herë. Shoqatat e ndërtuesve dhe biznesi as nuk i llogariti. Vetëm një pjesë e inxhinerëve të përgjegjshëm u referohen studimeve të 4 profesorëve mbi hartën e re sizmike. Ndërkohë, autorët e librit kërkuan 6 vjet më parë që harta e re sizmike të jetë detyruese për çdo inxhiner dhe ndërtues. Ishte paralajmërimi më i qartë që vinte nga profesorë serioz që kanë kaluar gjithë jetën më ndërtime. Nëse qeveria do të kishte marrë seriozisht kërkesën e profesorëve, nuk do të kishim këtë situatë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. Teksa flitet për rindërtime dhe mbyllje të shpejtë të plagës së tërmetit është koha që qeveria të shohë jo vetëm propagandën. Çdo hap që hidhet duket bazuar në studime dhe rekomandime të ekspertëve më të mirë që kemi dhe jo të “ekspertëve” politikë. Me të drejtë kreu i shtetit, Ilir Meta, duke ju referuar pikërisht studimit të profesorëve shqiptarëve bën apelin se është “Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!”. /M.Xhani/

Swiss Digital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 10 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 34 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 34 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 36 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.