Miliona euro më pak në arkën e shtetit? Gjymishka: Rritja e akcizës shtoi kontrabandën e duhanit
*Nga Flamur Gjymishka
Nje operacion i strukturave doganore ne bashkepunim dhe me Policine e Shtetit, eshte bere objekt i kritikave te shume analisteve dhe politikaneve. A ishte ne te vertete ky operacion efektiv dhe me pritshmeri ne rritjen e treguesve akcizes te cigareve? Me poshte do te perpiqem te analizoje kete fenomen si ne kendveshtrimin historik, ashtu edhe ne ate aktual.
- Nje veshtrim historik i kontrabandes se cigareve ne Shqiperi
Kontrabanda e cigareve ne Shqiperi eshte zhvilluar qe ne kohen e mbretit Zog. Duhani ishte monopol shteti. Zogu ne hartimin dhe zbatimin e legjislacionit doganor perdori ekspert hollandez. Shpesh duhani kalohej i fshehur ne samaret e kafsheve te transportit qe leviznin nga Shqiperia ne drejtim te vendeve fqinje, ose anasjelltas. Por kontrabanda me permasa te medha u zhvillua ne periudhen e diktatures. Ajo nisi ne fund te viteve ’70 dhe u konsolidua me pas ne vitin 1981. Kontrabanda e cigareve organizohej nga shteti.
Struktura qe merrej me realizimin e saj ishte Sigurimi i Shtetit. Ne kete kontrabande ishin te perfshire segmente te shtetit shqiptar, mafias italiane, si dhe kontrabandiste me origjine shqiptare, te cilet punonin ne vendet perendimore. Kontrabanda drejtohej nga ish zv/ministri i brendshem H.Sh. (i caktuar per te mbuluar sigurimin e shtetit), si dhe dy eksponente te rendesishem te Sigurimit te Shtetit, Q.M. (i ashtuquajtur nga mafia italiane Senior Antonio) dhe L.N. Anijet me cigare kontrabande ankoroheshin ne nje mol ne portin e Durresit, te ndertuar posacerisht (moli zero) dhe me pas ngarkesat kalonin ne skafet e mafias ne ujerat nderkombetare me destinacion Italine. Nje sasi e cigareve vinte dhe ne rruge tokesore, te ngarkuara ne kamione me intenerar Lugano(Zvicer) – ish Jugosllavi – Durres.
Ne disa raste, skafet e mafias italiane ndiqeshin nga Guarda di Financa, gje qe i bente ata te hidhnin ngarkesen ne det dhe cigaret Winston, Marlboro etj, shfaqeshin ne bregun e detit prane portit te Durresit. Ne keto raste, strukturat e Sigurimit te Shtetit disinformonin per anije te mbytura ne det dhe se ngarkesat e tyre perfundonin ne bregun prane portit te Durresit. Kjo veprimtari vazhdoi deri ne vitin 1991.
Parlamenti i pare pluralist i Shqiperise, ne nje nga vendimet e para te tij, e mbylli kete veprimtari kriminale qe drejtohej nga shteti. Ne vleresim te ketij akti, qeveria italiane, suportoi strukturat e reja te Ministrise se Financave (policine financiare) me mjete dhe pajisje qe te mund te luftonin kontrabanden. Pas mbylljes se kontrabandes ne drejtim te Italise ne fillim te viteve ’90, u shfaq kontrabanda e cigareve me destinacion tregun shqiptar.
Cilesia e ulet e cigareve qe prodhoheshin ne fabrikat brenda vendit si ne Shkoder, Durres dhe Gjirokaster, favorizonte tregun e cigareve qe vinin nga vendet fqinje. Prodhimi i fabrikave vendase ra nga 3000 ton ne 600-700 ton dhe per pak vite e mbyllen aktivitetin e tyre. Cigaret ne kete periudhe mund te kontrabandoheshin lehtesisht, pasi legjislacioni yne kishte mangesi te medha. Ne nje studim te kryer ne vitin 1993, mbeshtetur ne te dhena statistikore te vitit 1989, sasia e cigareve qe konsumohej ne Shqiperi ishte 3000 ton. Sasia e cigareve te importuara ne Shqiperi gjate viteve ’91 dhe ’92 ishte rreth 1500 ton ne vit. Pra kishte nje sasi prej 800-900 ton te padeklaruar, e thene ndryshe mall kontrabande. Ne keto kushte, shteti angazhoi disa institucione te zbatimit te ligjit, te cilat ndihmuan ne permiresimin e kuadrit ligjor ne importin e cigareve.
U fut pulla fiskale, u permiresua cilesisht dokumentacioni shoqerues, etj. Keto ndryshime dhane efekte pozitive ne rritjen e te ardhurave doganore nga zhdoganimi i cigareve. Por ngjarjet e vitit ’97, e veshtiresuan veprimtarine e doganave dhe kontrabanda e cigareve u rikthye e vazhdoi deri ne vitin 2005. Rasti i fundit me flagrant ishte ne fillim te vitit 2005, ku nje sasi prej pese kontenieresh te nisura nga Mali i Zi synoi te futej kontrabande. Kjo veprimtari u monitorua nga institucionet nderkombetare, te cilat parandaluan futjen e tyre.
Opozita e asokohe (Partia Demokratike), e cila ishte ne prag te ardhjes ne pushtet, kerkoi me vendosmeri denimin e personave pergjegjes. Nderkohe, po ne fillim te viteve ’90, ish organizatoret e kontrabandes se cigareve qe kryenin veprimtarine e tyre ne vendet perendimore, mbanin lidhje me mafian italiane, ndaj tentuan te riaktivizonin rrjetin e kontrabandes, por ato ndeshen ne vendosmerine e palekundur te shtetit per te mos e lejuar nje veprimtari te tille, prandaj ne vitin 1995 kontrabanda ne drejtim te Italise nisi aktivitetin ne Bar (Tivar) te Malit te Zi.
Ish eksponentet e Sigurimit te Shtetit tentuan te vazhdonin tregtimin e cigareve privatisht. Ndonjeri prej tyre synoi dhe riaktivizimin e linjave te kontrabandes, por tashme jo me mbeshtetjen apo organizim shteteror. Njeri prej tyre qe ndiqej nga agjensite e zbatimit te ligjit te shtetit italian per kontrabande cigaresh, u arrestua ne vitin 2002 pasi ne makinen e tij u gjet nje sasi droge. Gjithashtu ne tregtine e cigareve u perfshine dhe shume ish punonjes te Ministrise se Tregtise se Jashtme, apo ndermarjeve te varesise se saj, me lidhje te aferta me ish drejtuesit e larte te shtetit diktatorial. Aktiviteti i tyre lehtesohej edhe fal kontakteve qe kishin krijuar me kompani jashte Shqiperise per shkak te funksioneve qe kishin pasur me pare.
- Kontrabanda ne rajonin e Ballkanit
Ashtu si ne shume vende te tjera te botes, edhe ne rajonin e Ballkanit, grupet e krimit te organizuar kane tentuar te perfitojne ne menyre te paligjshme nepermjet kontrabandes se cigareve. Ne vitet 1995-2002, Mali i Zi u perfshi ne nje kontrabande me destinacion Italine. Ajo ishte e njejte ne forme me ate qe u zhvillua ne vitet ’80 ne Shqiperi. U akuzuan per perfshirje ne kete aktivitet dhe segmente te shtetit malazez. Ne vitin 2002 pas insistimit te shtetit Italian ky aktivitet u ndalua.
Prudentino (nje nga kreret e organizates Sacra Corona Unita), perfaqesues i mafias italiane, i perfshire ne kete trafik, u arrestua ne vitin 2003 ne Greqi. Grupet kriminale te Malit te Zi ne kete moment orientuan kontrabanden e cigareve ne drejtim te vendeve fqinje si Shqiperi, Kosove, Maqedoni, deri ne vitin 2007. Kontrabanda ne kete periudhe zhvillohej me nje intensitet me te ulet, ate e favorizonte niveli i ulet i taksimit i vendosur mbi cigaret nga shteti i Malit te Zi. Por me sugjerimin dhe nderhyrjen e strukturave te BE, Mali i Zi e perafroi barren fiskale me vendet e tjera dhe kontrabanda u minimizua maksimalisht duke kaluar ne spontanitet.
Pikerisht kur Mali i Zi mbylli tunelet e kontrabandes ne drejtim te vendeve te tjera te rajonit, kontrabanda nisi te shfaqej ne Greqi. Ne vitin 2011, nisi nje investigim me perfshirjen e disa vendeve te rajonit dhe BE-se, pasi anije te ngarkuara me cigare, te nisura nga porti Mersin i Turqise kishin perfunduar ne vendet e BE-se, te mbeshtetura nga grupet kriminale te vendosura ne Greqi. Gjithashtu grupet kriminale qe vepronin ne Greqi mundesuan qe cigaret me origjine nga Kina dhe nga zona te lira te vendeve te rajonit (kryesisht Bullgaria), kontrabandoheshin me destinacion vendet e BE-se. Administrata doganore shqiptare ka dhene nje kontribut te vlefshem ne dokumentimin e disa raste te kontrabandimit te cigareve, kjo ne saje edhe te bashkepunimit me qendren SEC-i ne Bukuresht (strukture rajonale per luften e krimit nderkufitar).
- Nje analize e te dhenave statistikore mbi zhdoganimin e cigareve
Zhdoganimi i cigareve ne dhjete vitet e fundit ka qene si ne tabelen ne fund te shkrimit Sasia mesatare e zhdoganimit eshte 3840 ton cigare ne vit. Nga tabela konstatohet se ne vitet 2007,2011 dhe 2014 ka nje renie te konsiderueshme te krahasuara me nje vit me pare te zhdoganimit te cigareve.
Ne nje analize me te plote te te dhenave statistikore, renia ne keto vite e zhdoganimit lidhet me rritjen e nivelit te akcizes se cigareve. Po ne nje analize me te thelluar konstatohet se mesatarja e viteve 2006- 2007 eshte 3850 ton ose 10ton me e larte se mesatarja e dhjete viteve.
Po keshtu edhe ne vitet 2010 – 2011 mesatarja eshte 3875ton ose 35ton me e larte se mesatarja e dhjete viteve. Keto te dhena tregojne se renia ne vitet 2007 , 2011 lidhet me rritjen e sasise se zhdoganuar ne vitet 2006, 2010 per shkak te rritjes se akcizes. Nderkohe, mesatarja e viteve 2013 – 2014 eshte 3335 ton, ose 460 ton me e ulet se mesatarja e dhjete viteve. Ky fakt tregon se sasia e futur ne vitin 2013 nuk justifikon renien e futjes se cigareve ne vitin 2014, qe eshte rreth 900 ton me e ulet se mesatarja e dhjete viteve te fundit. Ne qofte se nuk do te perfshinim ne analizen e te dhenave vitin 2014, mesatarja e nente viteve eshte 3895 ton dhe po ta krahasojme ate me zhdoganimin mesatar te viteve 2006-2007 dhe 2010-2011, ajo eshte pak me e larte.
Nga analiza e ketyre te dhenave konstatohet se edhe ne vitet 2006- 2007 dhe 2010-2011 ka pasur tendence te futjes se sasive te cigareve kontrabande pavaresisht se ne sasi te vogla. Pra, konstatohet se rritja e akcizes, rrit dhe tendecen e futjes se cigareve kontrabande. Ndersa renia e zhdoganimit ne vitin 2014 nen 3000 ton, si dhe sasia e zhdoganuar ne gjashte mujorin e pare te vitit 2015 prej 1100 ton, qe eshte 600 ton me e ulet se mesatarja gjashte mujore e 10 viteve te fundit, tregon se kontrabanda e cigareve eshte prezente dhe per faktin qe niveli i akcizes ne Shqiperi po cbalancohet nga vendet e tjera te rajonit. Konkluzioni, dy faktore kane ndikuar ne rritjen e tendences per kontrabande: Ndryshimi i pervitshem i akcizes dhe cbalancimi i saj ne raport me vendet e rajonit.
Administrata doganore zoteron mjetet dhe rruget me te cilat mund te ndalohet kontrabanda evidente e cigareve, por mendoj se ka dhe dy faktore te tjere te rendesishem qe luften ndaj kontrabandes se cigareve mund t’a bejne eficente:
- Profesionalizmi i strukturave qe luftojne kontrabanden
Dy vitet e fundit, ne dy departamentet e administrates doganore qe merren me luften kunder kontrabandes se mallrave te akcizes , jane larguar eksperte dhe drejtues nga me cilesoret, te trajnuar nga eksperte te BE-se. Trajnimi i tyre per nje periudhe dy vjecare, u sherbeu per te ofruar ekspertize edhe per specialistet e degeve doganore. Por te drejtosh me mentalitetin e fundvitit ’90 ne doganat e viteve 2015 eshte e papranueshme, pavarsisht rezultateve te tyre ne periudhen kur kane drejtuar doganat. Gjithashtu largimi i shume specialisteve ne fushen e investigimit, dhe zevendesimi i tyre me militante partie ka ndikuar ne uljen e performances doganore ne fushen e zbatimit te ligjit Gjithashtu, lufta kunder kontrabandes cigareve nuk mund te behet nga ndonje ekspert servil qe rreket te gjej argumenta sa absurde, po aq dhe qesharake, per t’jua servirur shefave te tij qe ata te mund t’i perdorin per te justifikuar renien e zhdoganimit te cigareve, duke u perpjekur ne kete menyre qe te fshehin te verteten.
- Vullneti per te luftuar kontrabanden
Vullneti per te luftuar kontrabanden nuk lidhet vetem me administraten doganore, por edhe me institucionet drejtuese te tyre. Lufta kunder kontabandes nuk mund te behet me operacione show, si rasti i Shkodres, te cilet nuk sjellin asnje efektivitet ne rritjen e te ardhurave. Kodi doganor, ligji i akcizes dhe ligje te tjera qe veprojne ne fushen e doganava, synojne edukimin e biznesit dhe jo ndeshkimin e tij. Perparesi i jepet ndeshkimit administrativ dhe jo atij penal.
Struktura doganore ne bashkepunim edhe me institucione te tjera ,(ne rastin konkret Ministria Bujqesise) duhet te synojne edukimin e fermereve qe kultivojne duhanin duke iu ofruar atyre asistence ne njohjen e ligjit, dhe me pas kerkesen per zbatimin e tij. Burgu nuk edukon! Nje ish i denuar per kontrabande cigaresh, vetem pak muaj pas daljes nga burgu pyetjes se: A do te merrej perseri me nje aktivitet te tille te paligjshem?, iu pergjigj: “PO”. Pra burgu e kishte trimeruar dhe e kish bere “krenar” per veprimtarine e paligjshme qe kish kryer. Ne qofte se ndaj tij do te ishte vepruar me masa administrative dhe me sekuestro te pasurise, nuk besoj se do te ishte dhe aq “krenar” per shkeljen qe i kish bere ligjit.
Por nuk eshte duhani i tregetuar nga fermeret apo ligji antiduhan shkaku kryesor i uljes se zhdoganimit. Mungesa e ankesave nga kompanite e medha importuse per tregtimin e cigareve te fallsifikuara dhe fakti qe cigaret pa pulle fiskale (kontrabande) shiten me shtrenjte per shkak te cilesise me te mire se ato qe tregtohen me pulle fiskale, tregon qe problemi qendron gjetke jashte argumenteve qe sjell administrata doganore apo dhe kompani qe e asistojne ate. A ka vullnet per te luftuar kontrabanden? Kete me mire se nje po, ose jo e imja, do ta thone me mire agjensite e zbatimit te ligjit me qendrimet e tyre. Treguesit statistikore flasin per keq. Per dicka jam i sigurte, se lufta kunder kontrabandes se cigareve nuk mund te behet me operacione show, as me dhune policore. Suksesi do te arrihej nga struktura profesionale dhe te qendrueshme, me nje angazhim permanent, me qellim edukimin e biznesit por dhe me masa ndeshkimore sic parashikon ligji doganor kur konstatohet shkelja e tij, ku prioritet marrin masat administrative.(Syri.net)
*ish-Drejtor i Pergjithshem i Doganave