Mirela Bogdani: Komisioneri Fleckestein pa diplomë universiteti, na jep leksion demokracie!

Mirela Bogdani fshikullon komisionerin Knut Fleckestein, i cili siç botohet faksimilja e shkollës së tij del se nuk ka mbaruar universitetin, por një “edukim të lartë” (pra jo universitet). Ndërkohë ai jep leksione demokracie. Në daljen e tij të fundit në Tiranë komisioneri u shfaq hapur pro kryeministrit Rama, duke mos thënë asnjë kritikë për qeverisjen. Dhe fjeti e hëngri mirë në hotelin më të shtrenjtë të Tiranës.

Nga Mirela Bogdani/

Mortjeee, të gjithë shqipove me diploma elitare…çaj për dimër bëjini! Knuti me dy klasë shkollë vjen e na jep leksione si mentor Oxfordi, bashkë me shokët e vet, ca lindorë që s’i njef njeri as në vendet e veta, e presin që ne ti shofim si Mesia! Pasi kanë fluturu në first class drejt vendit me të uritur të Europes, ngrënë në restorantet me lluks dhe flejt në hotelet me chick nga ku japin dhe ato konferencat e turpshme për shtyp, duke ia ulur seriozisht besueshmerinë institucionit që i ka sjellë dhe vetë termit “ndërkombetarët”, aq kredibel ndër shqiptarët gjatë viteve të tranzicionit tonë patologjik.

Në faksimile shkolla e komisionerit europian që erdhi në Tiranë Knut Fleckestein

SHKARKO APP