MJEKSI FALAS,POR VETËM PËR TË VDEKUR..!
Nëse ka një fushë që më shumë se gjetkë Doktor Sali Berisha ka treguar paaftësitë,injorancën,dështimin e tij të plotë në qeverisjen e Shqipërisë, është pikërisht shëndetësia.Ishte pikërisht kjo fushë,që ai si doktor e njihte më mirë,por që më shumë se të tjerat e rrënoi ,e ktheu në kaos e piramidë të vërtetë korrupsioni,ku nga roja te dera e spitalëve,deri tek drejtorët bëjnë tregti me jetën dhe vdekjen e njerëzve.Rrënoi spitalet e qyteteve ,maternitetet e qyteteve dhe fshatrave të mëdha,u doli pronari poliklinikave e degradoi çdo gjë që ishte ngritur me aq mundime.Por edhe sot,nëse ka një fushë që tregon deshtimin e Qeverisë Rama në vitin e parë të qeverisjes ,kjo është po shëndëtësia.Është më e prekshme nga të gjithë,më e lehtë të verifikohen faktet e provat nga çdo njeri,se ku jemi katandisur ,pavarësisht se si mburret Ministri ynë i shëndetësisë. Gjëndja që la Sali Berisha në spitalet tona është e trishtueshme,e mjerueshme ,deri e llahtarshme.Jo vetëm spitalet,por i gjithë sistemi i shëndetësisë është një gërmadhë e kalbur korrupsioni ,e mbushur me partizanë e sharlatanë nga radhës e partive,që vetëm vjedhin,vjedhin këdo e çdo gjë që mundën.Por le t’i lëmë fjalët e përgjithshmë e të ulemi në terren:Këto ditë na vdiq pa pritur gjyshi Fani.Ndihej krejt mirë,sepse bënte një jetë të shëmdoshë dhe kurohej me kujdes në spitalet private.Por fati i keq këtë radhë e dërgoi në Spitalin Publik të Tiranës,me emergjencë për një dhjamth që i kishte bllokuar zorrët.Sapo më lajmëruan mbërrita me një frymë në spital,kur po i bënin analizat e fundit Gjyshit,për ta futur në sallën e operacionit.Vura duart në kokë kur pashë kushtët,hanin pa porta deri te salla e kirurgjisë,doktorë e shefa që bertisnin me habutëri korridorëve,infermiere të vjetra që mezi qonin prapanicat e veta,karroca vaj me deti, ku shtrinin e shtynin të sëmurët nëpër korridoret e pista e plot lagështi të spitali drejtë dhomave të grafisë etj.Labirinthe jashtë e brënda,deri tunel me arka ambalazhi na u desh të kalonim me të sëmurin që luftonte më vdekjen,për të mbërritur të ca njerëz me bluza të bardha,të zverdhura apo jeshile, të vjetër apo të rinj,por të gjithë indiferëntë e moskokëçarës, që të presin vranët e nuk të japin as një dorë ndihme as për të mbajtur të sëmurin para makinave.E parandjeva se kjo ishte ditë terrsi e gjysh Fanit.Nuk kisha kohë për ta spostuar në një spital privat,ndaj i luta me para doktorët, që t’i shpëtonin jetën.M’u përgjigjën se ka kohë për ato.”Tani duhet të dalë me sukses operacioni”, i cili zgjati tri orë.E mendova një gjë të thjeshtë dhjamthin,por kur pashë atë katrahurë organizative,atë higjene e nivel shërbimi fillova të humb shpresat për gjyshin.Pas tri orësh më thanë se operacioni doli me sukses, por gjyshin tani e kishte në dorë zoti që ta shpëtonte,sepse i kishin shkurtuar zorrën e bllokuar.Dhe fatkeqsisjt Gjyshi ynë i mirë nuk u zgjua më.Zemra i pushoi së rrahuri në orën 8 të ditës së nesërme,kur unë prisja me ankth hapjen e farmacive për t’i blerë për së dyti herë ilaçin kryesor të rritjes së tensionit, që duhej në sallën e reanimacionit,i cili është vëndi i fundit që e ndanë pacientin nga morgu.”-Mos e blej më ilaçin, më tha doktoresha e pavionit në telefon, me një zë të thatë.Nuk na duhet më.-Pse, u zgjua, e pyeta.-Jo,jo vdiç,tha thjeshtë ajo dhe mbylli telefonin pa më thënë as dhe një fjalë ngushulluese”.Po ajo doktoreshë në darkë ma pat thënë shkoqur, se këtë ilaç duhet të na e blesh ,sepse nuk e kemi.Të tjerat i keni falë,sepse gjyshi paska dhe libresë të rregullt shëndetësore.Po kur mora vesh se doktorët punonin 24 orë rrjesht pa ndërrim, mora goditjën e dytë për shpresat e rikthimit në jetë të Gjyshit. 24 orë pa pushuar në reanimacion është çmenduri, mëndova me vete.Si mund të keshë jetën në dorën e një mjeku që punon 24 orë pa pushim..! Atëherë fillova të kuptoja pse bërtisnin gjithë kohës doktorët korridoreve dhe pse i kishin sytë e skuqur.E përqafova gjyshin e vdekur dhe urdhërova ta qonin në morg për t’i bërë autopsinë.Doja të dija shkakun e vërtetë të vdekjes.Të nesërmen përmes lulishteve e parkingjeve të rinovuara e trasformuara të kompleksit të Spitaleve ,shkova te morgu.Një zë i shëmtuar burri më foli pas telave të ndryshkur të një dritarje të morgut.”-Duhet të paguash 80 mij lek për një natë dhe me zgjati një bllok për ta firmosur mbi hekurat e ndryshkur.-Na paret i thashë,se po na trajton si qen.Si nuk më therret brënda,si njeri ,të më ngushëllosh e të ma vësh bllokun e pagesave në një tavolinë.!?-Jepjua 10 apo 20 mij lek edhe atyre grave të pastrimit,më tha dhe më mbylli dritarën në hundë”.Raportin e autopsisë më thanë se e merr prokuroria.Merreni me mend vetë se si mund të bëhet e ku mund të përfundojë ai.Ja,ky është spitali më i mirë i shtetit tonë, me të cilin mburret Ministri ynë Beqaj .Vërtetë ka hequr kioskat e rinovuar lulishtet,ka vënë kabina e barriera të bukura në parkingje,të cilat të marrin 1000 lek sa herë hyn e del,por restoja brënda,mua m’u duk se është njësoj si në kohën e Doktor Saliut.Nuk më kërkuan e as më morën para,përveç ilaqeve të shtrenjta të reanimacionit.Kjo mbase, sepse gjyshi nuk shpëtoi.Por këdo që pyesja më qetësonin, se do t’i kërkojnë vetë,nëse Gjyshi do të rikthehej në jetë.Për ta vërtetuar këtë dyshim,po ju jap edhe një fakt tjetër:Para ca muajsh mu sëmurë rëndë një punëtore.Qellova aty ,ndaj e përlava me makinën time dhe e dërgova në urgjencën e Spitalit Ushtarak.Ishte një tmërr i paimagjinueshëm për mua që jetoj jashtë.Në ca stola të shkatërruar druri, nga ato të lulishteve, uleshin pacientët dhe të afërmit e tyre brënda urgjencës.Një ambient i llahtarshëm pisllëku të rrethonte ngado hidhje sytë.Por këto nuk ishin asgjë në krahasim me shëbimin skandaloz.&rdquo
;-Kush e solli këtë grua,bërtiste një mjeke,për punëtorën time..!” “-E kanë fjalën,kush do të paguaj për të ,ma priti një prid i një fëmije të sëmurë”. I futën një gjilpërë në prapanicë dhe e lanë thes në një krevat të ndyer punëtorën time.Një doktoreshë sillej vërdallë me apart tensioni në dorë.Një tjetër rrinte ulur këmbë mbi këmbë të aparati i EKG-së.Të tjerë hynin e dilnin, duke bërë muhabet për shtatë pale qefe,ndërsa të sëmurët rënkonin nga dhimbjet në urgjencën e ndyer të Spitalit Ushtarak.”-Nuk po i bëjnë asgjë,iu ankova pas një gjysmë ore një prindi të një të sëmuri tjetër.-A i pagovë ,me tha.-Për çfarë, e pyeta?-Për të matur tensionin,për analizat,për EKG..?-Po kjo është me librezë,i thashë..! Aha, të rroftë libreza,ma ktheu..!Paguaj ore ,se të lënë të vdesësh, ma priti një grua tjetër ngjitur..!” U ngrita dhe iu drejtova mjekëve:”-Do t’i bëni gjë kësaj punëtorës time!?- Ja, i bëmë një qetësuës.Tani merre e dërgojë në shtëpi,më urdhëroi përgjegjësja e urgjencës.-Si, si ,ta dërgoj në shtëpi..!Po matni tensionin,bëni analazita,bëni EKG-në që të dimë se çfarë ka,ngrita zërin, duke mënduar procedurat e spitaleve jashtë.Si ta dërgoj në shtëpi në këtë gjëndje.!? Më thirrën një polic që të më nxirrte jashtë.Ngritën për krahash edhe të sëmurën e ma lanë mbi bordurën para derës së urgjencës.Nuk e di se si nuk përfundova në qeli atë ditë.Mbase më shpëtoi punëtorja ime,e cila më luste të mos bëja sherr për te.Mora punëtorën dhe e dërgova në një spital privat.Ajo kishte kriza në zemër,tension të lartë dhe rrezikonte seriozisht jetën.Sot është mirë falë kurimit e mjekimit që mori në spitalin privat.Por unë nuk mund të duroj dot askënd,që të mburret më rëformat në shnëdetësi,pasi jam i bindur se çfarë tregova unë në këtë shkrim,janë si një pikë uji në oqean, në krahasim me sa shohin e heqin shqiptarët çdo ditë në gërmadhat e shëndetësisë sonë shtetrore,që trashëguam prej qeverive të Doktor Sali Berishës dhe që ndokush edhe në Qeverinë e sotme tenton të na i lyej e zbukurojë me bojë nga jashtë,për të na zënë sytë.
ZEF SHTJEFNI