Rama synon ndryshim kushtetute në parlament. Meta do zbres në tapetin e luftës me mazhorancën

Loja e kryeministrit për ti marrë gjithë pushtetet po njeh përplasje të reja. Presidenti Meta po zbret në tapetin e luftës kundër mazhorancës e cila synon të ndryshojë Kushtetutën me deputetët e “opozitës”. Sa herë Kushtetuta është ndryshuar në parlament e jo me referendum popullor, ka patur kriza dhe luftë.

Duke ditur se kemi një krizë të fortë politike, një parlament jo përfaqësues i popullit, ku opozita nuk ka asnjë deputet, por janë disa deputetë “opozitarë” të blerë e që votojnë siç thotë Taulant Balla, kur krimi sundon në Kuvend e në Qeveri, e pra të ndërmarrësh rrugën për të futur duart në Kushtetutën e vendit në një parlament jo kushtetues me 122 deputetë, është krim dhe grusht shteti.

Por Edi Rama do ta nisë zhbërjen e kësaj Kushtetute.

Ndërsa tani ditën që do të mblidhet parlamenti për ta ndryshuar Kushtetutën, Presidenti Meta do jetë në sallën e Kuvendit, dhe populli përreth Kuvendit e brenda në Kuvend. Burime nga presidenca thonë për “KOHA JONE” se “e gjithë bota do ta “festojë Lanakushtetutën”.

Një gjë tashmë dihet e saktë; ditën që kryeministri Rama do ketë rend dite për ndryshimin e Kushtetutës Presidenti Meta do shkojë personalisht në Parlament, por populli nuk do të mbajë më, do jetë edhe ai në sallë!

Do të kemi atë ditë një parlament jo kushtetues që ikën nga populli që do hyjë në sallë, një kryeministër i cili do turret nga tuneli nëntokësor për të gjetur shpëtim, një President që do mbrojë Kushtetutën e që populli me Referendum të vendosë ndryshimin e saj, dhe natyrisht qytetarët të cilët do valëvitin flamurin shqiptar dhe atë Amerikan të Lirisë.

Ndërkohë presidenca ka kërkuar leje nga policia e Tiranës për datën 8 dhjetor, ora 12.00, ku Presidenti Meta ka thirrur gjithë qytetarët në një protestë në qytetin Studenti.

Stuhia po vjen dhe vendi po futet në përplasje për fajin e kryeministrit që po bën realisht grusht shteti, duke prekur Kushtetutën për ti hequr kompetencat Presidentit.

SHKARKO APP