“Në gjendje të rëndë shëndetësore”. Presidenti Meta viziton Sahit Dollapin tek Spitali i Traumës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në Spitalin e Traumës, Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
Burime bëjnë me dije se Meta u interesua për shëndetin e Dollapit, ndërsa ka biseduar edhe me mjekët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa me parë të jetë e mundur
“Presidenti Meta vizitoi sot ne spitalin e traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës se ushtruar ndaj tij nga disa efektive te policisë së shtetit. Meta u interesua për shëndetin e tij dhe bisedoi me mjeket për të garantuar përmirësimin e gjendjes sa me parë të jetë e mundur”, thanë burimet.