Një idiot e palaço në parlament

Kishim parë në këto 30 vite deputetë e politikanë të ndryshëm që gjithsesi e ruanin paksa budallallëkun e tyre. Kishte edhe injorantë, por me shumë stil vetë partitë politike i largonin ose i spostonin. Ose i linin deri te deputeti i thjeshtë.

Ka patur edhe fodullë, por prapë pranohen.

Por të jesh kryeidiotë si një Myslim Bej Murrizoviçi, nuk kishim parë! Idiotë se kujtojnë se kanë fatet e popullit në duar, idiot e shkuar idiotit pasi edhe kur don të bëjë replikë, nuk di të shkruajë asnjë rrjesht, por sorollatet nëpër fjalë të pakuptimta. Me fjali pakuptim tamam si idiotët e “opozitës së re” që kanë hyrë në parlament dhe që të vjen turp ti shikosh.

Ai, idioti Myslimoviç, nuk e di se KOHA JONE nuk ka pyetur as për pushtetin e Berishës në vitin 1992-1997,  as për Ilir Metën kryeministër, as për Nanon ndër vitet 2003-2005, as për Edi Ramën tani.

Po ç’ti thuash një idioti që edhe kokën e ka si qen stani!

Ndërsa për partinë e re që po krijohet do jetë një gëzim i madh për njerëzit, sepse do kënaqen me idiotsitë e tyre. Sa për Kujtim Gjuzin, që idioti Myslimoviç përmend në një replikë idiote, pra Gjuzi është njëmijë herë më lart se krejt partia e tij e re. Kujtimi është pa hile, por kur idioti Myslim mundohet të shpëtojë Shqipërinë, kjo të bën të qeshësh më të madhe.

E çuditshme se si ish-Sigurimi i Shtetit rekrutonte të tillë idiot nga familje të persekutuarish. Apo edhe më keq kur Rama sot lejon ti lidhet si ortak me një deputet të tij, një palaço të tillë, pasi i prish edhe imazhin biznesit rilindas.

Deputeti Adnor Shameti është njeri serioz e nuk ka pse të përzihet me palaço “opozitarë”, se dalin letrat. Aty janë!

Ndokush mund të pyesë: Mos e kini fjalën për deputetin Myslim Murrizi?

Jooo! Ai nuk është kaq idiot!

Muslim Murrizi kur ishte me Bashën, thonë në PD, u bë si “elisaspiropali” i Bashës, aqsa Luli bëhej keq nga një servilizëm i tillë. Ndjehej keq se kishte edhe si zë femre rruge…

Kaq për sot!

Redaksia e KOHA JONE

 

SHKARKO APP