Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njerëz! Ndalojani vrapin e çmendur Edi Ramës!

Editorial
E diel, 26 Shtator 2021 17:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anulimi i datës së zgjedhjeve me 30 qershor nga Presidenti Ilir Meta është një mundësi për të gjitha palët politike që të shmangin skenarin më të keq për vendin, që është përplasja. Por edhe pse akti juridik i kreut shtetit ka hyrë në fuqi ligjërisht, duke e bërë të pavlefshëm procesin zgjedhor, kryeministri Edi Rama duket i vendosur t’i shkojë deri në fund përplasjes vëllavrasëse mes shqiptarëve. Kreu i qeverisë deklaroi dje i vendosur se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën dhe tashmë edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit. Po dje, Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për t’a kthyer në vendim zyrtar mos lejimin e zhvillimit të zgjedhjeve. Organi më lartë vendimmarrës i PD  vendosi dje ngritjen e strukturave në gjithë territorin e vendit, të cilat kanë qëllim kryesor mos lejimin e zgjedhjeve pa opozitën dhe pa standarde, siç po parashikon Edi Rama të zhvillojë më 30 qershor. “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira”,- thuhet në dokumentin zyrtar të PD. Në këtë mënyrë, nga qëndrimet politike, opozita po kalon në mobilizim qytetar që nuk do të bëjë vetëm mitingje, por do të ketë detyrë bllokimin e procesit. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të PD, jo më pak të rëndësishme për krizën politike kanë qenë dhe mesazhet e kreut të PD, Lulzim Basha. Së pari, Basha ka garantuar drejtuesit e PD-së se nuk do të ketë asnjë negociatë sekrete mes tij dhe Edi Ramës. Duke rrëzuar gjithë teoritë që qarkullojnë për komunikim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës, Basha është shprehur se PD nuk dogji mandatet e deputetëve për të bërë pazare me Edi Ramën. “Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht:

1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm”,- deklaroi dje kreu i PD. Me këtë përbetim të Bashës para drejtuesve të PD-së, si dhe me strukturat e reja që po ngrihen në gjithë vendin nga opozita 30 qershori duket si dita e konfliktit. Reagimi i PD-së vjen edhe për shkak të kokëfortësisë së kreut të qeverisë për të mos hequr dorë nga zgjedhjet monopartiake. Nga Brukseli, ku ndodhej dje në takimet e planifikuara para vendimit për negociatat, kreu i qeverisë e interpretoi mbështetjen që BE jep ndaj Shqipërisë dhe rajonit për t’i integruar një ditë në BE, si kredo personale. Me këtë mbështetje, që Brukseli nuk e dha as për reformat, as për atletet e Ramës, por sepse i duhet që vendet e Ballkanit t’i mbajë me shpresën e anëtarësimit dhe të mos ndikohen nga faktorët e tjerë, pavarësisht problemeve që ka Shqipëria, Edi Rama vjen në Tiranë për të bërë aktin e fundit të vrasjes së demokracisë: zgjedhjet pa opozitën. Çdo shqiptar ndjehet mirë kur në Bruksel thuhet se e meritoni hyrjen në BE dhe është ajo që duan të gjithë, por të vlerësosh qeverinë dhe të harrosh se vendi po shkon drejt luftës civile kjo është komplet jashtë realitetit. Duket se dje ne Bruksel, komisionarët në ikje pas zgjedhjeve europiane i bënë qokat e fundit Edi Ramës. Dhe janë thjesht qoka për konsum në Tiranë, sepse në Bruksel negociatat dihet që nuk hapen. 30 qershori, siç po shkon Edi Rama, do jetë ditë që do mbahet mend si ditë me të plagosur dhe të vrarë. Kjo është tragjike, kjo duhet ndaluar me çdo kusht se flitet për jetë njerëzish, të cilët do përplasen me njeri tjetrin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që para se të nisim të numërojmë viktimat dhe dëmet e një vëllavrasje palët kanë një opsion në tavolinë që ua dha Presidenti Ilir Meta. Anulimi i datës së zgjedhjeve, i pëlqen apo jo PS dhe Ramës, është një akt juridik që zhbllokon krizën nëse palët duan. Është pa sens të merren me interpretimin e Kushtetutës për aktin që bëri presidenti, pasi jo vetëm nuk ka shkelje, por është mundësia që palët të reflektojnë në kohë.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Njerëz! Ndalojani dorën kryeministrit që po e çon popullin në ditën e vëllavrasjes së madhe me 30 qershor!

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 2 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 3 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 11 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 13 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.