Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skenari i opozitës për bllokimin e qeverisjes

Editorial
E diel, 1 Gusht 2021 07:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita pritet të përshkallëzojë aksionin dhe protestat që ditën e martë. Deputetët Frontit Opozitar kanë deklaruar se veç protestave në gjithë vendin, pritet të ketë aksione ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Më konkret për mënyrën sesi do të jenë këto aksione kanë qenë deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj dhe Florida Kërpaçi. Në dy deklarata të bëra gjatë ditëve të fundit ata pohuan se protestuesit nuk do të lejojnë që kryeministri Edi Rama, apo ministrat e tij të hyjnë në zyrat shtetrore.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Veç dy deputetëve të LSI-së, edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka përdorur akuza të ashpra ndaj Edi Ramës, si dhe ka lënë të kuptohet se kryeministri meriton çfarëdolloj reagimi të qytetarëve. “Kjo është qeverisja e falimentuar e kryeministrit me popullin. Ky kryeministër që ia tall, ia përçmon, ia përbuz hallin popullit jo vetëm nuk qeveris dot kurrë me popullin, por e ka hak bile e ka pak drurin e popullit’,- deklaroi dje kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në rrjetet sociale. Petrit Vasili është shumë i ashpër në raport me kryeministrin Rama. Burime kryeministrore tregojnë se Edi Rama pas çdo thirrje apo sulmi të Petrit Vasilit tmerrohet dhe rrit masat e sigurisë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Protestat e opozitës dhe deputetëve të saj do të mbështeten dhe nga shoqëria civile, e cila pritet të ndërmarrë aksione me radikale. Janë disa ide që qarkullojnë për mënyrën sesi do të zhvillohen tubimet. Veç bllokimit të zyrave të ministrisë dhe kryeministrisë me protestuesit, një variant është dhe bllokimi i rrugëve afër banesës ku jeton kryeministri Edi Rama në Surrel. Kjo formë reagimi ekstrem pritet të testohet të martën. Shpallja e mosbindjes civile nga opozita disa ditë më parë nënkupton se veç mospagesës së taksave janë vendosur mjaft aksione që përfshijnë jo vetëm bllokimin e rrugëve. Një risi e aksionit të opozitës është se tubimet nuk do të zhvillohen vetëm gjatë datave të planifikuara nga partitë, por mund të jenë dhe sporadike. “Do bllokojmë Kryeministrinë, zyrat e ministrave, deri sa t’i bëjmë të kuptojnë se janë në atë karrige për të punuar për qytetarët. Do të ketë protesta të ndryshme, të koordinuara nga qytetarët, sipas nevojës dhe problemeve që kanë”,- tha dje kryetarja e LRI-së dhe deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi duke lënë të kuptohet se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë se kur do të jenë tubimet.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë Petrit Vasili shton akuzat dhe po kaq rriten pasiguria kryeministrore, aqsa thuhet se kryeministri ka caktuar një person që të ndjek dhe lexojë çdo status të Petrit Vasilit për të kuptuar rrjedhën e sulmeve të opozitës. Sinjalet që kanë ardhur nga opozita për skenarë protestash dhe grevash kanë vënë në lëvizje Gardën e Republikës dhe shërbimet e sigurisë. Që pas tubimit në Rrugën e Kombit në eskortën e kryeministrit Edi Rama është vënë re një prani më e madhe agjentësh. Madje dhe disa efektive femra të Gardës së Republikës që dikur ishin pjesë e grupit të shoqërimit të kryeministrit, tani kanë kaluar në vijë të dytë. Në daljet publike, kryeministri shoqërohet nga efektivë të shumtë të Gardës si dhe masa ekstreme të shërbimeve të tjera. Po ashtu dhe rojet në Kryeministri dhe në banesat e zyrtarëve të lartë të qeverisë janë shtuar.

Veç strukturave të Gardës në lëvizje janë venë dhe strukturat e Policisë së Shtetit. Në protestat e fundit, për të shmangur acarimin e situatës Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nuk mori masa ndaj protestuesve. Të gjitha tubimet e së enjtes ishin pa leje dhe sipas ligjit, bllokimi i rrugëve dhe zhvillimi i mitingjeve pa dakordësinë e policisë është i ndaluar. Në varësi të zhvillimeve dhe duke parë synimin e protestave, nuk është çudi që policia të ngrejë padi dhe për deputetët apo krerët e partive që zhvillojnë mitingjet dhe bllokimin e institucioneve. Ky skenar mund të acarojë më shumë situatën, por në momentin që opozita nuk do të lejojë ministrat të hyjnë në institucione, mazhoranca do të përgjigjet po me të njëjtën monedhë. Urdhëron prokurorinë të bëjë arrestime nga ish-zyrtarët e PD dhe LSI.

Petrit Vasili i cili është vënë në krye të kësaj lëvizje kundër kryeministrit mësohet të ketë thënë se Edi Rama në shtator rrëzohet. I pyetur nga “Koha Jone” zyra e zëdhënësit të kryeministrit Rama se çfarë komenti kanë për deklaratat e Petrit Vasili se nuk do të lejojmë të hyjë kryeministri në zyrë, zyra e shtypit tha shkurt: “Nëse ka mbetur opozita në dorën e Vasilit, atëhere do të jemi gjatë në pushtet, të paktën deri në vitin 2025”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 13 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 16 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 19 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.