PD dhe LSI: Të enjten digjen mandatet para popullit dhe rrëzohet kryeministri, edhe me forcë
Tashmë duket se palët politike po shkojnë në përplasje finale ditën e enjte. PD vendosi të dorëzojë mandatet e deputetit dhe pasdite edhe LSI. Kryeministri deklaron se nuk jep dorëheqjen dhe se do të shkojë deri në 2021-in si kryeministër. Por parlamenti nuk funksionon më pas dorëzimit të mandatëve nga opozita, pavarësisht se çfarë thotë qeveria dhe PS-ja. Nuk ka më parlament, ndonëse kryeministri mund të ketë blerë apo blejë ndonjë deputet të opozitës. Politikisht ka rënë parlamenti që sot.
PD dhe LSI nuk do kenë mandate, nuk e njohin parlamentin dhe qeverinë. Por sipas burimeve nga selitë blu dhe të LSI, të mos shpresojë kryeministri se do të jetë më pas ditës së enjte pasi do ta rrëzojnë me popullin që këtë herë nuk do jetë protestë e lenë në dorë të lirë, siç ndodhi të shtunën. Do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI e partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë. Nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte. Demonstratat e Parisit do jenë lule në krahasim me atë që do të ndodhë ditën e enjte para kryeministrisë dhe te parlamenti.
Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë. Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament.
Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI. Lulzim Basha tha se Edi Rama do tërhiqet zvarrë, kurse Luan Rama, një prej ikonave të LSI, ka deklaruar se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit. Petrit Vasili mbetet më radikal për të enjten.
Edi Rama ka një zgjidhje; dorëheqje dhe krjimin e një qeveri tranzitore për zgjedhje e cila duhet të drejtohet nga një i majtë, por që palët të jenë dakort për emrin.