Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili: Rama e nisi karrierën lakuriq dhe do përfundojë po lakuriq

Editorial E shtunë, 31 Korrik 2021 05:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Fjalori i kreut të qeverisë, Edi Rama është bërë sërish shkak për replika të forta dhe reagime nga opozita dhe qytetarët. Një ditë më parë, duke ju përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend, kryeministri përdori një shprehje për qytetarët që është cilësuar si fyerje. Kryeministri u shpreh se: “Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu, por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e kryeministrit Edi Rama dje në Kuvend, ku përdori epitete fyese për qytetarët duke i krahasuar ata me organin gjenital mashkullor.  Në konferencën e dhënë për mediat, kreu i deputetëve të LSI-së tha se një gjuhë e tillë është idiotësi nga ana e një kryeministri dhe dëshmon fyerje të rëndë të qytetarëve. Vasili u shpreh se kreu i qeverisë ka nevojë edhe për analizë mjekësore, përveçse analizës politike. Duke ju referuar të shkuarës politike të Edi Ramës dhe publikimit të fotove në plazhet e nudistëve, Vasili tha se ai e nisi karrierën lakuriq dhe mesa duket do t’a përfundojë lakuriq.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

“Ju e keni dëgjuar që për fat të keq ky kryeministër pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamentit dje duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor. Ky i cili e ka nisur karrierën e tij lakuriq si duket ka vendosur ta përfundojë atë lakuriq dhe është e qartë që nga një analizë edhe mjekësore, përveç se një analize politike, ky krahasim që ka bërë me popullin i shkon vetëm një njeriu, ai ka pasur në mend veten dhe është ai i tillë dhe i barabartë me krahasimin që ka bërë”,- u shpreh Petrit Vasili.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

VIDEO/DEKLARATA E PETRIT VASILIT

https://www.facebook.com/kohajone/videos/803640923158780/

Vasili ka dhënë dhe një shpjegim se përse sipas tij gjuha e kreut të qeverisë ka degraduar. “Dikush do thoshte pse e bën këtë krahasim dhe pse flet me këtë vulgariet të neveritshëm ky kryeministër. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Përgjigjen e ka dhënë Konrad Audenhauer i cili thotë:  “Zoti inteligjencës i ka dhënë kufij ndërsa idiotësisë jo”. Dhe idiotësia pa kufij mund të thotë gjëra të tilla. Ndaj dhe çështja e rrugës së Kombit është psikologjia për të nënshtruar, poshtëruar, rrjepur shqiptarët deri në lekun e fundit. Dhe as më shumë as më pak, duke aplikuar taksa rruge më të larta se në vendet më të zhvilluara të Europës.  Pra të njëjtën taksë që paguan një Europian që merr të ardhura 20 herë më shumë se një shqiptar, një shqiptar që merr 20 herë më pak, paguan më shumë se sa ai.  Kjo është plotësisht e qartë”,- tha në konferencën për mediat Petrit Vasili.

Deklarata e kryeministri është pritur më reagime edhe nga deputetë dhe deputete të tjera të opozitës, të cilët e kanë cilësuar si një fyerje që u bëhet gjithë qytetarëve.

VIDEO/DEKLARATA E KRYEMINISTRIT, EDI RAMA DJE NË KUVEND

{“videoid”: “1128913”, “sid”:”16″}Deputetja e PD: Kryeministër, kërko falje!

Lidhur me deklaratat e kryeministrit, ka reaguar dhe deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e cila i kërkon kreut të qeverisë  të kërkojë falje ndaj qytetarëve.  “Kërko falje per shprehjen denigruese me të cilen krahasove qytetarët e të drejtën e madhe që ata kanë të të largojnë në mënyrën më të shëmtuar nga karrigia, të cilën ti dhe grupi yt ” i të fortëve” e bleu me para, duke shfrytëzuar varfërinë që ti vetë ia ofrove qytetarëve të këtij vendi. I varfërove, i shkatërrove, i përzure, i përçave , e tani i tall e i shan me shprehjet më të ndyra, si asnjë kryeministër në historinë e Europës e Ballkanit”, shkruan Pampuri. “Makthi që i shkaktove qytetarëve të këtij vendi gjatë këtyre viteve, do të të kthehet në bumerang”, përfundon shënimi i deputetes demokrate në rrjetin social Facebook.

VIDEO/Deklarata e Ramës që ka shkaktuar reagime, e krahason popullin me…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 4 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 14 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 17 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 20 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.