Po iu morën edhe Kamzën, mos pipëtini ma!

Sot PD-ja doli në konferencë urgjente shtypi, duke paralajmëruar se kryeministri Edi Rama po nxiton të marrë edhe bashkinë e Kamzës.

Në atë çka tha nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, dukej si thirrje për demokratët e Kamzës, por jo vetëm, që të mos lejojnë uzurpimin e bashkisë demokrate ku qeveris Xhelal Mziu. Kamza është realisht bastioni i demokratëve për zonën e Tiranës dhe ku thuhej nëpër oborrin e selisë blu se “Kamza do jetë Vaterloja e Edi Ramës”. Megjithatë nga toni-vikamë i Edmond Spahos, të krijohej ideja se kryeministri po ua merr pa asnjë përballje nga demokratët e “regjimentit salist” të kohëve të vjetra.

Deri tani Lulzim Basha dhe krejt selia blu kanë deklaruar se në Kamzë nuk guxon të futet Rilindja, bile Mziu ka thënë se nuk e lëshon zyrën. Mesa duket demokratët janë në plazh dhe Rilindja po ua merr me forcë apo me gjithfarë pazaresh.

Nëse Rilindja merr Kamzën pa përballje ose më saktë hyjnë në bashki, atëherë PD-ja të mos pipëtijë ma.

Po ra Kamza, e sigurtë se Shkodra “pushtohet” pa shumë mundime.

S.P.

SHKARKO APP