Policia e Shtetit pranon se Gruevski kaloi nga kufiri shqiptar për në Mal të Zi

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit ka reaguar sot lidhur kalimin në territorin shqiptar të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Policia konfrimon se Gruevski ka kaluar në Shqipëri në pikën doganore të Hanit të Hotit.

Duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se: Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë“,- njofton Policia e Shtetit.

Gjithashtu, Policia sqaron se në ditën që ai ka kaluar në territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi nga Maqedonia apo Interpol.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas“,- deklaron Policia e Shtetit.

Por në deklaratën e Policisë së Shtetit nuk jepen detaje se nga cila pikë doganore Gruevski ka hyrë në Shqipëri. Një fakt ky që lë të hapur mundësinë e një hyrje ilegale në vendin tonë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP