Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Politikanët gjermanë, “veting” për Vettingun

Editorial
E premte, 6 Gusht 2021 05:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ditët kur klasa politike është e angazhuar me zhurmën që solli dorëheqja e mandatit të Saimir Tahirit, një delegacioni i parlamentit gjerman, Bundestagut, ka mbërritur në Tiranë për të mbledhur fakte për situatën në Shqipëri. Deputetë të Bundestagut, përfaqësues të partisë së Angela Merkel CDU dhe ekspertë të drejtësisë janë takuar me drejtuesit e institucioneve kryesore në vend. Qëllimi i takimit është hartimi i një raporti të detajuar për zhvillimet politike dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, i cili do tu prezantohet partive gjermane që do të vendosin për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ndryshe nga vendet e tjera të BE që janë mjaftuar me raportin e Komisionit Europian që rekomandoi hapjen e negociatave, politikanët gjermanë kanë vendosur të zbresin vetë në terren për të parë sesa qëndrojnë ato që KE i cilëson reforma në Shqipëri. Një vizitë e tillë nga ana e deputetëve gjerman flet dhe për një klimë mosbesimi mes Gjermanisë dhe qeverisë shqiptare. E thënë ndryshe, në Berlin nuk i “hanë” kollaj raportet e Tiranës për arritje të jashtëzakonshme.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Reforma në drejtësi është cilësuar si suksesi më i madh i Shqipërisë në këto vite. Por bashkë me miratimin e saj në Parlament me konsensus pozitë-opozitë, në zbatimin e ligjeve të reja ka jo pak akuza ndaj mazhorancës. Opozita akuzon që qeveria “Rama” e ka nisur zbatimin e reformës në mënyrë të njëanshme, duke vendosur në krye të institucioneve njerëz që janë të njohur për lidhjet me segmente të qeverisë. Kritika kryesore e opozitë është se reforma nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por marrë në dorë gjithë sistemin juridik të vendit me argumentin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndaj dhe në vizitën e tyre një vëmendje e veçantë u është kushtuar institucioneve të reja që janë ngritur si pjesë e reformës në drejtësi. Ditën e sotme, deputetët gjermanë janë takuar me e kryetaren e Kolegjit të  Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj dhe kryetaren e Komisionit të  Pavarur të  Kualifikimit, Genta Tafaj. Këto institucione janë të vetmet që janë ngritur deri tani si pjesë e reformës në drejtësi dhe mënyra sesi u zgjodhën anëtarë dhe po operojnë më vendimet është kritikuar nga opozita dhe ekspertët e drejtësisë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po sot, deputetët gjermanë janë takuar dhe me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Aktualisht institucioni më i rëndësishëm i drejtësinë në vend është jashtë funksionit, për shkak se Komisionit i Pavarur Kualifikimit ka shkarkuar disa gjyqtarë duke e bllokuar vendimmarrje. Deputetët gjermanë gjatë vizitës së tyre dy-ditore në Tiranë, kanë organizuar takime edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, drejtorin e “Shkollës së  Magjistraturës” Sokol Sadushi, nënkryetarin e Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi.

Nëse vërehet lista e takimeve të deputetëve gjerman, duket se jo rastësisht janë zgjedhur institucionet më të rëndësishme të drejtësisë dhe sidomos institucionet e reja që janë ngritur si pjesë e Vettingut. Deputetët gjermanë kanë kërkuar informacione sesi po funksionon reforma duke drejtuar dhe pyetje konkrete që janë renditur si shqetësim për keqpërdorimin politik të saj. Reforma në drejtësi është e domosdoshme, por frika e logjikshme jo vetëm e opozitës, por edhe ekspertëve të drejtësisë është se mos bashkë me reformën në vend instalohet një drejtësi e kontrolluar totalisht nga qeveria.

Vizita e deputetëve gjermanë është një lloj “vetingu” (kontrolli) që Gjermania i bën pikërisht procesit të Vettingut të reklamuar si sukses i jashtëzakonshëm nga qeveria “Rama”. Politikanët gjermanë kanë zgjedhur që të shohin nga afër sesi po realizohet në praktikë ky proces duke trajtuar dhe shqetësimet e opozitës që flet për rrezikun e kapjes së sistemit. Nga raporti që do të mbajnë deputetët gjerman në Bundestag do të varet dhe vota finale e Gjermanisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.