PPE mesazh Ramës: Zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë në websajtin zyrtar që të nxjerrë në emër të nenkryetarit Kovatschev (GERB, BG) si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler (CDU, DE). Ky i fundit u pronocua edhe më 9 qershor.
Deklarata përmend në menyrë të përsëritur 15 kushtet e Bashkimit Europian që duhet të përmbushen nga qeveria në mënyrë qe te çelen negociatat.

Në 6 qeshor kryeministri Rama duke folur para gazetarëve mohoi absolutisht që ekzistojnë kushte nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat. Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, krejt ndryshe nga kreu i Shtetit Meta dhe ai i Kuvendit Ruçi, Rama nuk i përmendi fare 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel. Reagimi i parë negativ ndaj ketij mohimi të Ramës duket se është deklarata e sotme Kovatschev-Gahler.

Veç kësaj kjo deklaratë avancon më tej drejt idesë se zgjedhjet e pushtetit vendor duhet të jenë të parakohshme dhe mundësisht të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Kovatschev e Gahler theksojnë se “Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste. “Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit (më parë të Bundestagut) “që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019”.

Burime nga Parlamenti Europian sinjalizojnë se do të ketë reagime të mëtejshme duke filluar nga java e ardhëshme.

Më poshtë teksti i plotë i deklaratës së Partive Popullore Europiane:

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE” – tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

“Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.

“Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.

“Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet “, theksojnë Kovatchev dhe Gahler.

SHKARKO APP