FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i PPE: Blerja e votave, papranueshme. Të respektohen të drejtat e opozitës në Shqipëri

Joseph Daul, President i Partive Popullore Europiane, në një deklaratë për zhvillimet në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet demokracia në vend.

Kreu i partive të djathta europiane, thekson se e drejta e opozitës në Parlament duhet të respektohet, ndërsa shton se të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme.

Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit“,- shprehet Daul në deklaratën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qëndrimin e politikanit të njohur të së djathtës europiane ku bëjnë pjesë të gjitha partitë kryesore të Parlamentit Europian, bie në sy se për herë të parë flitet për zgjedhje dhe denoncohet në mënyrë të qartë blerja e votave dhe manipulimi  i zgjedhjeve të kaluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?