Presidenti i Shqipërisë fillon Vitin e Ri në Kosovë
Presidenti Shqipërisë Ilir Meta ishte për të festuar Vitin e Ri në Kosovë. Nga Bjeshkët e Rugovës, ai me familjen, uroi shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo në Botë.
“Nga Bjeshkët e Rugovës, ju uroj Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri të porsanisur”– shkruan ai në profilin e tij në Facebook.
Në foto: Ilir Meta me familjen nga Bjeshkët e Rugovës
Fill pas këtij urimi Presidenti ka udhëtuar për në Manastirin e Deçanit dhe në Patriarkanën e Pejës. Ilir Meta shkruan prapë në Facebook:
Një vizitë mbresëlënëse në Manastirin e Deçanit dhe në Patriarkanën e Pejës, dy monumente të trashëgimisë kulturore.
Në foto: Ilir Meta me familjen në Patriarkanën e Pejës (sipër) dhe në Manastirin e Deçanit
Pasdite vonë Presidenti ka vizituar personalisht, shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, librarinë “Dukagjini” në kryeqytetin e Kosovës.
Pas takimit Meta shkruan:
Kënaqësi të vizitoja sot Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë e të konstatoja një interes të madh për librin e leximin.
Në foto: Presidenti Meta në librarinë “Dukagjini” në Kosovë.