Presidenti Meta, padi në SPAK për një pazar të hapur korruptiv të Ramës

-SPAK pritet të nisë hetim penal për korrupsionin legjislativ. Hetim dhe verifikim të bisedave telefonike dhe komunikimeve elektronike të zyrtarëve të qeverisë, drejtuesve të institucioneve dhe biznesmenëve të interesuar për miratimin e ligjit klientelist të Metrologjisë. Kreu i shtetit paralajmëron deputetët: Imuniteti nuk ju mbron dot, kur miratoni ligje “pro” vjedhjes së qytetarëve mendoni edhe burgun!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisjen e hetimeve për ligjin e miratuar nga Kuvendi “Për Metrologjinë”. Ligji, i cili nuk u dekretua nga Presidenti tre ditë më parë, është rasti më flagrant i korrupsionit qeveritar dhe noterizimit të këtij korrupsioni nga Parlamenti. Ky projekt i qeverisë, heq nga institucioneve shtetërore shërbim-matjes së pajisjeve të karburanteve dhe ja kalon këtë proces privatit. Kompanitë private marrin kështu atirbute të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë direkte do të rrisin çmimet e shërbimeve dhe të karburantit për qytetarët. Kjo skemë është një vjedhje e pastër që i bëhet buxhetit të shtetit dhe xhepave të qytetarëve, pasi kompanitë private do ofrojnë me çmim më të lartë një shërbim që realisht sot e kryen fare mirë shteti. Ligji i propozuar nga qeveria dhe miratuar pa asnjë debat në Kuvend është një skemë klienteliste, pasi që në fillim përcakton dhe se kush do të jetë kompania fituese që do përfitojë.
Shkelje ligjore dhe kushtetuese nuk ka vetëm një, por disa të tilla. Konkretisht ky ligj klientelist shmang konkurencën e lirë, pasi eleminon kompanitë e tjera nga gara. Ligji dëmton interesin publik, pasi qytetarët do paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim, njëherë me taksat qeverinë dhe njëherë kompaninë që do t’ua marrë lekët të çmimi i karburantit. Projektit i qeverisë u jep të drejtë kompanive që të kryejnë kontrolle sa herë të duan duke cenuar dhe bizneset e tjera në këtë sektor, por edhe qytetarët, pasi aktet e kompanive kontrolluese kthehen në kosto shtesë taksat. Ligji klientelist krijon një monopol të rrezikshëm në tregun e njësive matëse duke favorizuar vetëm një apo dy kompani për gjithë tregun.
Në dekretin e kreut të shtetit dhe në letrën për SPAK, jepen me detaje të gjithë shkeljet flagrante, të cilat tregojnë për një model korruptiv të pa njohur më parë në Shqipëri. Projekti i qeverisë është rasti me flagrant sesi Këshilli i Ministrave dhe më pas Parlamenti vihen në shërbim të kompanive të bizneseve. Në kërkesën për SPAK kreu i shtetit shprehet se “përmes këtij ligji, shteti heq dorë nga një shërbim tërësisht publik. Jo vetëm që heq dorë nga përgjegjësia e tij publike, por kufizon çdo mundësi kontrolli ndaj subjekteve private që do të jenë përfitues të ushtrimit të këtij funksioni me karakter publik. Ky akt duket se synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror”.
Ligji është aq korruptiv dhe i dyshimtë në gjithë nenet e tij, sa asnjë prokuror nuk mund të hesht para një korrupsioni të tillë qeveritar dhe parlamentar. Duke ju drejtuar SPAK, Presidenti Ilir Meta shprehet se ligjërisht deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për ato që votojnë, por ky lloj imuniteti nuk mund të jetë më mbrojtje në rastet kur vidhen qytetarët shqiptarë.
Për këto arsye, kreu i shtetit kërkon nga SPAK sekuestrimin, verifikimin dhe nisjen e ndjekjes penale për gjithë institucionet që kanë miratuar procedurën korruptive të këtij ligji. Hetimet duhet të nisin që nga emrat që e kanë propozuar ligjin në qeveri, njerëzit që kanë mbrojtur këtë ligj në Komisionet Parlamentare, ekspertët që e kanë vlerësuar dhe deri te komunikimet elektronike të titullarëve që kanë dhënë miratimin e këtij ligji.
Presidenti kërkon nga SPAK që pjesë e këtij hetimi të jetë dhe verifikimi I telefonave, mesazheve dhe komunikimeve elektronike të ndërmjet palëve të interesuara dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore. “Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Këshillit të Ministrave, nga konsultimi paraprak që bëhet në mbledhjet e drejtorëve të drejtorive juridike të ministrive të linjës; komentet e juristëve të departamentit përkatës në Kryeministri; komentet dhe diskutimet në mbledhjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të linjës që paraprijnë diskutimin e projektakteve në mbledhjen e Këshillit të Ministrave; përfshirë këtu dhe procesverbalet e qëndrimet e shprehura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku është miratuar projektvendimi për propozimin e këtij ligji”,– thuhet në dokumentin e kreut të shtetit për SPAK. Pavarësisht se ministrat dhe deputetet thonë se kanë imunitet, verifikimi këtyre dokumenteve nuk mbulohet nga imuniteti parlamentar. Hetim kërkohet edhe për “adresat elektronike të titullarëve të institucioneve dhe të personave që janë angazhuar dhe kanë patur ndikim në draftimin e shqyrtimin, deri në miratimin e këtij ligji”.
Me hetimin e këtij ligji, SPAK ka mundësinë të zbulojë sesi qeveria dhe parlamenti janë bërë pjesë e një afere të madhe korruptive duke vënë gjithë shtetin në shërbim të oligarkëve.
Mili Xhani

SHKARKO APP