Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Ilir Meta: Zëri i studentëve të dëgjohet nga të gjithë (VIDEO)

Editorial
E enjte, 16 Shtator 2021 11:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situatën e krijuar në Tiranë dhe gjithë vendin nga protestat e studentëve dhe bojkotimi i mësimit në të gjitha universitet. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike, kreu i shtetit u shpreh se kërkesat e studentëve janë të drejta dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Ai shtoi se Kuvendi i Shqipërisë duhet të reflektojë për të realizuar kërkesat e studentëve.

“..Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta, legjitime dhe plotësisht të realizueshme. Ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejta në interesin më të mirë, jo thjesht të studentëve, por në radhë të parë në interesin më të mirë të gjithë vendit. Pasuria më e madhe të cilës duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje se sa deri tani është rinia, është potenciali i saj dhe investim madhor e afatgjatë duhet të jetë një edukim sa më cilësor dhe i aksesueshëm për të gjithë të rinjtë. Formimi profesional i të rinjve në të gjitha fushat është domosdoshmëri. Pa bërë një ndryshim të ndjeshëm e afatgjatë për investimin në kapitalin njerëzor do ta kemi të vështirë për një rritje ekonomike më të lartë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse!”,- nënvizoi gjatë përshëndetjes së Tij Presidenti Meta”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend 4 ditë më parë, dekretin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Kthimi në Kuvend u bë për shkak të kërkesave të studentëve dhe argumentit që përdori mazhoranca për të mos i plotësuar ata, duke u justifikuar se buxheti ishte në Presidencë dhe nuk mund të ndryshohej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

VIDEO/Fjala e Presidentit në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2423874930960299/

“Angazhimi juaj për thellimin edhe më shumë të dijeve dhe për krijimin e një botëkuptimi më të pasur mbi organizimin politik të shoqërisë janë gjithmonë një lajm i mirë për vendin. Programe të tilla arsimore ndihmojnë për rritjen e vetëdijes shoqërore, të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë qytetare mbi sfidat që përballim çdo ditë. Jam i sigurt se ju ndiheni më të përgatitur, më me vetëbesim dhe më entuziastë për të ardhmen se një vit më parë. Diplomimi i sotëm nuk është fundi i një rrugëtimi të vështirë, por vazhdimi i përpjekjeve për përmbushjen e qëllimeve dhe potencialit tuaj në jetë.” – iu drejtua Presidenti Meta të pranishmëve në ceremoni.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Presidenti Meta falënderoi gjithashtu për mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme të Këshillit të Evropës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për nxitjen dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike, si dhe në proceset demokratizuese të vendit. “Ky është viti i dytë që unë marr pjesë në ceremoninë e diplomimit, dhe me kënaqësi konstatoj se përsëri gratë dhe vajzat mbizotërojnë në trupën e studentëve. Kjo është një tjetër shenjë e vitalitetit dhe forcës së shoqërisë shqiptare ku fuqizimi i grave duhet të vijë natyrshëm, por edhe falë ambicies dhe përkushtimit gjithnjë e më të spikatur të atyre vetë. E vlerësoj faktin që Akademia e Studimeve Politike e ka rrokur më së miri këtë qasje duke kontribuar drejtpërdrejt në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare dhe të institucioneve tona me përfaqësimin gjithnjë në rritje të grave dhe vajzave, si frymëzuese të një vendimmarrjeje dhe politikbërjeje më të përgjegjshme, më gjithëpërfshirëse dhe njëkohësisht edhe më cilësore e humane. Suksesi i Akademisë së Studimeve Politike i dedikohet talentit tuaj, programit serioz e të pasur akademik, si dhe mbështetjes së palodhur të Këshillit të Europës e në veçanti të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.Gjej rastin t’i falënderoj edhe një herë për angazhimin e tyre në mbështetje të të rinjve shqiptarë përmes edukimit profesional e në mënyrë të veçantë edhe përmes kësaj shkolle,” – theksoi Presidenti i Republikës.

“Edukimi më i mirë i të rinjve, si profesionistë, si politikanë, si administratorë publikë, si drejtues të shoqërisë civile, ndihmon në demokratizimin e mëtejshëm e të plotë të vendit, në përmirësimin e mirëqeverisjes, në nxitjen e politikave efikase dhe të dobishme publike dhe në rritjen e nivelit të komunikimit politik, aq të nevojshëm e të shumëdëshiruar nga të gjithë. Energjia pozitive, kreativiteti, guximi dhe entuziazmi i të rinjve padyshim që përbëjnë një rol transformues të çdo shoqërie për induktimin e mendësisë dhe kulturës së re të të studiuarit, të të punuarit dhe të të jetuarit. Të gjithë ne, si përfaqësues të institucioneve dhe në përgjithësi si shoqëri, na duhet të reflektojmë thellë për kapitalizimin e këtij potenciali të jashtëzakonshëm njerëzor e rinor në dobi të të ardhmes së gjithë vendit”,- tha Presidenti Meta.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 16 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 25 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 30 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 46 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.