Protesta e 13 prillit do fillojë natën, ora 18:00
Me 13 prill ora 18.00 do fillojë protesta e opozitës. Pra nuk do të ketë më mbarim të orarit të protestës dhe më pas duke iu thënë nga oborri i selisë së PD se “tani shkoni në shtëpi”.
Do jetë rezistencë paqësore e përnatshme.
Protesta e datës 13 prill zyrtarisht do të fillojë në ora 18:00 para kryeministrisë. Do të jetë më saktë demonstratë, e cila nuk do të mbarojë pa rrëzuar përfundimisht kryeministrin Rama. Thirrja për datën 13 prill për në orën 18:00 do bëhet këto ditë nga lidershipi opozitar. Ndryshe nga herët e tjera kur protesta bëhej ditën për diell, këtë radhë do të fillojë natën. Të gjitha strukturat e PD dhe LSI, por dhe partive të tjera shqiptare, po punojnë për masivitet, mbi të gjitha për të siguruar elementë rinorë të fuqishëm për t’u përballur me çdo provokim të policisë apo strukturave të tjera të qeverisë.
Në radhën e parë do jenë militantët, të cilët janë të përgatitur më së miri kur ka duele të forta, që llogariten të jenë diku mes 4 mijë deri në 5 mijë veta, pra këta do vendosin fatin e përballjes, përveç popullit opozitar i cili mendohet me dhjetra mijëra.
Ndërkohë, situata në PS ka evoluar dhe kanë filluar grupimin e tyre deputetët dhe politikanët me dinjitet dhe vizion europian. Nga ana tjetër opozita shqiptare është e vendosur se nuk ka kthim më prapa, duke mos u tërhequr deri në krijimin e një qeverie tranzitore e cila të marrë dorë fatet e pranimit të Shqipërisë në BE në muajin qershor si dhe krjimin e garantimin për zgjedhje korrekte e të lira.
Situata në Rajonin e Ballkanit nuk duket aspakt e qetë. Në Turqi humbi thellë miku i Edi Ramës. Presidenti Erdogan pësoi disfatë në kryeqytetin e tij në Ankara, u trondit në Stamboll dhe në disa qytete kryesore. Pra rrëzimi i tij ka filluar. Po kështu dhe në Serbi opozita më protesta po detyron presidentin Vuçiç të pranojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në Mal të Zi, çdo të shtunë vazhdojnë protestat e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt Rajoni është në valë proteste kundër tiranisë së kohëve tona përfaqësuar nga Erdogan, Rama dhe Vuçiç.
Ndërsa në Tiranë vendimi që protesta të fillojë në darkë me datë 13 prill ka sjellë reagime në qeveri e cila ka urdhëruar angazhimin e krejt strukturave qeveritare për të marrë vesh skenarin dhe për t’u përballur me opozitën.
Me 13 prill, ora 18:00, fillon rrënimi final i kësaj qeverie, se cilës opozita i është drejtuar për të gjetur një zgjidhje me një qeveri tranzitore e cila të kryesohet nga kryeministër socialist, por jo me Edi Ramën. Por kryeministri Rama nuk heq dorë nga karrigia e tij. Ndaj nata e 13 prilli do jetë nata e vendimit të madh popullor.
Megjithatë Edi Rama ka shansin të hyjë në histori si njeriu që la pushtetin për shtetin. Ose si njeriu që përsëriti ’97-n.